Author: shqiperia

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell bëri thirrje sot për një hetim mbi bombat vdekjeprurëse që dëmtuan një zyrë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Gaza. “BE dënon bombardimet që shkatërruan zyrën e KNKK-së në Gaza dhe shkaktuan dhjetëra viktima. Kërkohet një hetim i pavarur dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës”, tha Borrell për X. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) raportoi dje në një postim në X se raketa ranë në një distancë të shkurtër nga objekti i tij në Rripin e Gazës, rreth të cilit janë strehuar qindra persona të zhvendosur.…

Lexo më shumë

“Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga zjarret që u përhapën nën ndikimin e erës në disa fshatra në juglindje të Turqisë. Qindra kafshë ngordhën gjithashtu nga zjarri”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Ministri tha se deri pasditen e djeshme ka pasur 11 të vdekur dhe 78 të lënduar, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive. Ai më herët bëri të ditur se 44 persona janë lënduar, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë, në atë zonë rurale që ndodhet mes qyteteve të Diyarbakir dhe Mardin, afër kufirit me Sirinë. “Zjarri shpërtheu të enjten…

Lexo më shumë

Psikologu Jeffrey Bernstein zbuloi katër shenja që sugjerojnë se mund të ishte më mirë t’i jepnit fund marrëdhënies. 1. Mungesa e vazhdueshme e besimit “Besimi është themeli i çdo marrëdhënie kuptimplote që shërben si një bazë jetike për të ushqyer intimitetin, lidhjen emocionale dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis individëve”, thotë Bernstein për Psychology Today. Mungesa e besimit mund të shkaktojë probleme të tjera, ndaj psikologu pohon se ky është një tregues i hershëm se marrëdhënia duhet të përfundojë. 2. Konfliktet shkatërruese Mosmarrëveshjet mund të përshkallëzohen në luftime shkatërruese ku shkëmbehen fjalë të ashpra, thotë Bernstein. Ai paralajmëron se probleme më…

Lexo më shumë

Në Zvicër, lumenj të shumtë kanë dalë nga shtrati pas stuhive të forta. Më shumë se 230 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre në kantonet Valais dhe Graubünden. Kësaj i shtohet edhe shkrirja e madhe e borës këtë vit. Prandaj, autoritetet në kantonet Valais dhe Graubünden kanë evakuuar më shumë se 230 banorë. Shefja e Zyrës për Mbrojtjen Civile, Marie-Claude Noth-Ecoeur, tha për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA se më shumë se 200 zjarrfikës janë në detyrë. Katër persona u zhdukën në kantonin Graubünden. Policia kantonale njoftoi se një grua u shpëtua e gjallë mëngjesin e sotëm pranë…

Lexo më shumë

Partia opozitare greke SYRIZA ka bërë një thirrje të qeverisë së Kyriakos Mitsotakis për të marrë masa ndaj Maqedonisë së Veriut, pas një shkeljeje të re të Marrëveshjes së Prespës nga lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Në një deklaratë të publikuar, SYRIZA ka dënuar pa mëdyshje këtë veprim të Mickoski, i cili u shpreh duke përdorur termi “Maqedoni” në fjalimin e tij në Kuvend, duke nxitur tensione të reja mes dy shteteve. SYRIZA ka kujtuar se Marrëveshja e Prespës është pjesë e legjislacionit evropian dhe se pajtueshmëria me të është një kusht i domosdoshëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më shumë

A e dini se 55% e femrave duan që ju të ulni telefonin dhe t’u kushtoni vëmendje gjatë bisedës? Lëreni telefonin mënjanë dhe fokusohuni tek ajo. Kjo do të tregojë se jeni vërtet të interesuar dhe se e respektoni kohën e saj. Gjysma e grave të anketuara (50%) duan komplimente të sinqerta. Nuk bëhet fjalë për mburrje të tepërta, por për fjalë të sinqerta dhe të thjeshta që do t’i bëjnë të kuptojë se është e vënë re dhe e vlerësuar. Pse janë këto gjëra të rëndësishme? Shumica e grave moderne kërkojnë më shumë se një aventurë të shkurtër. Gjithashtu,…

Lexo më shumë

Një Portugali spektakolare, është shfaqur sot në Dortmund përballë Turqisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit F. Skuadra e Cristiano Ronaldos ka triumfuar 3-0, duket qenë superiore nga fillimi në fund. Skuadra e Vincenzo Montellas ndërkohë, ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës, duke mos qenë e rrezikshme tek porta e portugezëve. Golat u realizuan nga Bernardo Silva në minutën e 21-të, më pas erdhi autogoli i Akaydin, që nuk u kuptuar me portierin Bayindir, ndërsa në pjesën e dytë CR7 u tregua altruist teksa ftoi për të shënuar me portën e zbrazët Bruno Fernandezin, në…

Lexo më shumë

Këngëtari Blero ka postuar një video paralajmëruese mbi performancën që do ta ketë në “Alba Festival”. Por veç njoftimit, në sy bie edhe seksioni i komenteve. Thënë më saktë, një koment nga ish e dashura e tij e dikurshme,  Afrona Dika. Afrona i ka uruar Bleros fat dhe i ka thënë që ta djegë skenën, e nuk mungoi as një replikë goxha flirtuese nga Blero. “Nëse nuk vjen ti nesër, s’e knoj kangën tande”, u përgjigj Blero. Duket se dyshja i kanë përmirësuar raportet pas dramave të fundit që patën. Blero dhe Afrona flirtojnë në Instagram first appeared…

Lexo më shumë

Prodhuesit bujqësorë nga fshati Grdovci i Koçanit sot kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mungesës së ujit për më shumë se dy javë, duke organizuar një protestë kundër ndërmarrjes së menaxhimit të ujit “Bregalnica”. Sipas tyre, uji i nevojshëm për arat e tyre është drejtuar drejt tokave bujqësore pranë Sveti Nikollës për shkak të një urdhëri nga selia qendrore në Shkup. Igorço Angelov, një nga prodhuesit e orizit në Grdovci, ka deklaruar se arat e tyre kanë mbetur pa një pikë uji në një kohë shumë kritike për rritjen e orizit, një kulturë bujqësore që kërkon mbulim të vazhdueshëm me…

Lexo më shumë