Author: shqiperia

Këngëtari i njohur Young Zerka, mund të jetë një nga banorët e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në një intervistë televizive Zerka pohoi se mund të jetë pjesë e formatit. Moderatorja: “Ka zëra që thonë që ti do të jesh banori i parë i Big Brother Vip4″? Young Zerka: “Kjo është e vërtetë”! Tashmë na mbetët vetëm të presim edicionin e katërt, për të konfirmuar nëse këngëtari do të jetë pjesë i atij rrugëtimi. Ky këngëtar pritet të jetë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4 / shkruan Gazeta…

Lexo më shumë

Çdo ekip në Euro 2024 ka luajtur tashmë dy ndeshjet e para të kampionatit. Gjermania, Portugalia dhe Spanja kanë siguruar një vend në fazën e 16-të, ndërsa Polonia është e vetmja skuadër deri më tani që nuk ka asnjë mundësi për të kaluar tutje. Për momentin situata më e komplikuar është në grupin “E”, ku Belgjika, Ukraina, Rumania dhe Sllovakia kanë nga tre pikë para ndeshjeve të fundit. Nëse dy ose më shumë skuadra nga i njëjti grup janë në nivel pikësh pas përfundimit të ndeshjeve të treta në fazën e grupeve të Euro 2024, kriteret e mëposhtme do të…

Lexo më shumë

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai. Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore në këtë vend. Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani. Si gjithmonë, Ministria e Punëve të Jashtme i vë të gjitha kapacitetet e saj për t’i ndihmuar qytetarët tanë dhe SOS-it ua vë në…

Lexo më shumë

Amfiteatri antik në Durrës është ndalesa e parë për turistët e apasionuar për historinë dhe arkeologjinë. Të shumtë janë turistët që  këtë vit vijnë nga Gjermania dhe Polonia, por së fundmi ëshstë rritur numri i turistëve që vijnë nga Spanja dhe Franca. Një grup turistësh nga Spanja thonë se vijnë për herë të parë dhe se janë të interesuar për historinë e vendit,  sidomos Durrësit. “Ne vijmë për herë të parë në Shqipëri, na pëlqen historia dhe mësuam se ky qytet ka histori të pasur. Po shohim amfitetarin dhe në përgjithësi gjërat në Shqipëri kanë një ngjashmëri të madhe me…

Lexo më shumë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në ora 11:00 do të vazhdojë seanca për zgjedhjen e qeverisë së re të propozuar nga mandatari dhe njëherit kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa votimi pritet të bëhet pas përfundimit të debatit, më së voni deri në mesnatë, përcjell TV21. Shumica parlamentare që kanë paralajmëruar mbështetje për votimin e Qeverisë së re përbëhet nga 78 deputetë, 58 deputetë nga koalicioni “Maqedonia Jote” udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, 14 nga Koalicioni VLEN dhe 6 deputetë nga ZNAM e Maksim Dimitrievskit, shkruan TV21. Sot vazhdon seanca në Kuvend për votimin e Qeverisë së re…

Lexo më shumë

Temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin prej ditësh kanë bërë që qytetarët të kërkojnë për vende që ju ofrojnë freski. Qytetarët dibranë i janë drejtuar lumit Drin i Zi për të kaluar orët e nxehta të ditëve të fundit. Si zgjidhjen më të mirë ata kanë gjetur bregun e lumit Drin në afërsi të Gjoricës, pranë rrugës së Arbrit. Dhjetra të rinj kanë mbushur bregun e lumit falë edhe bizneseve verore të ngritura në këtë zonë. Të rinjtë kanë parë shpëtimin e vetëm nga i nxehti përvëlues ujin e freskët të lumit Drin i Zi që rrjedh nga shteti…

Lexo më shumë

Autoritetet greke arrestuar 13 persona për zjarrvënie të qëllimshme në ishullin Hidra në afërsi të Athinës. Të gjithë ata ndodheshin në një jaht nga ku u hodhën fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke djegur të vetmin pyll me pisha që ishulli kishte. Kryebashkiaku i ishullit tha se zjarri nisi të premten vonë dhe se autorët do të përballen me ligjin i cili është ashpërsuar vitet e fundit. Dënimi për zjarrvënie të qëllimshme në Greqi parashikon deri në 20 vite burg dhe deri në 200 mijë euro gjobë. Ngjarja vjen në një kohë që Greqia ka nisur një tjetër sezon të vështirë…

Lexo më shumë

“Andrra në Retro” ktheu pedonalen e Shkodrës në një ekspozitë unike  të makinave të vjetra. Më shumë se 50 automjete të markave e viteve të ndryshme janë vendosur në pedondale  dhe kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve e vizitorëve në këtë qytet. Të zotët e tyre të ardhur nga Kosova, Mali i Zi dhe më gjërë, tregojnë pasionin për këto mjete, por edhe vështirësitë që ka mbajtja e një makine retro, ku kostot shpesh janë të larta. Në Shqipëri janë 700 automjete te koleksionistëve Retro ndërkohë që kjo flotë synohet të zgjerohet në të ardhmen bëri të ditur drejtori i shërbimeve…

Lexo më shumë

Edona James së fundmi ka treguar se interesimi i saj për gjërat femërore ka qenë qysh kur ajo ka qenë e vogël. E ftuar në ATV, Edona James tha se prej e vogël ka pasur dëshirë të bëhet nuse, e të jetë e vyeshme. Poashtu ajo tha se ndjehet krenare që di të bëjë gatime tradicionale, ndërsa kritikoi gjeneratën e re që sipas saj nuk dinë të lyejnë as një bukë. “Prej e vogël jam interesuar për sene femërore, kom pas qejf me qenë nuse, me qenë e vyeshme. Prandaj i kam mësuar këto gjëra shumë e re, jam krenare…

Lexo më shumë

Sulmet zraelite nga ajri dhe nga toka nuk kanë të ndalur në rripin e gazës duke mos kursyer as zonat të cilat janë deklaruar të sigurta. Dhjetëra persona janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit duke e rritur edhe më shumë numrin e viktimave të luftës së përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit e cila ka hyrë tashmë në muajin e nëntë. Autoritetet palestineze raportojnë se ka ende viktima nën rrënojat e objekteve të bombarduara. Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite operacionet po zhvillohen në pjesën jugore dhe qëndrore të rripit të gazes më qllim goditjene e objektivave terroriste dhe hkatërrimin…

Lexo më shumë