Author: shqiperia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me shi, dhe në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m²). Nga DPHM njoftojnë se për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të shndërrohen në borë.Do të ketë erëra të forta, të cilat herë pas here do të arrijnë mbi 70 km/orë.Temperatura minimale do të jetë në intervalin 1 deri në 6, ndërsa ato maksimale do të arrijë 7 deri në 12 gradë.Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira me…

Lexo më shumë

Çdo vit, 1 prilli është dita “par excellence” kushtuar shakave në të cilën lejohet çdo shaka, për sa kohë që nuk është e rrezikshme apo e dëmshme. Kjo ditë karakterizohet nga talljet dhe mashtrimet mes miqve, familjes dhe kolegëve. Praktika më e zakonshme është ngjitja e një peshku letre në shpinën e një personi pa e kuptuar nga ai. Kjo shaka, e njohur si “Aprilscherz” në gjermanisht, është shumë e njohur në Gjermani, por edhe në vende të tjera të Evropës. Origjina e “Ditës së 1 prillit” nuk dihet, megjithëse ka disa teori. Një nga më të largëtat ka të…

Lexo më shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muhamet Hoxha, në brifingun e sotëm me gazetarët njoftoi për përgatitjet për krijimin e platformës digjitale – Regjistri i ndotësve, si një mekanizëm kyç për rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë.Sipas Hoxhës, përmes mbledhjes sistematike dhe publikimit të të dhënave për emisionet, mbeturinat dhe përdorimin e burimeve, regjistri do të sigurojë informacione të besueshme dhe të krahasueshme, duke krijuar një presion konstruktiv për respektimin e standardeve.Hoxha njoftoi gjithashtu se përgatitjet për Ligjin e ri për kontroll të emisioneve industriale, i cili pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027, po zhvillohen paralelisht me forcimin…

Lexo më shumë

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, krahasuar me vitin paraprak.“Në fund të vitit shkollor 2024/2025 në shkollat e rregullta fillore klasën e kanë përfunduar 177 353 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65 192 nxënës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.Kështu, në shkollat fillore janë regjistruar 178 918 nxënës, ndërsa në të mesmet 65 476 nxënës, ashtu që në fillore kemi rënie për 1.3 përqind, ndërsa në të mesme 0.8 përqind.“ Në vitin e njëjtë shkollor, shkollën fillore e kanë mbaruar 19 673 nxënës.…

Lexo më shumë

Në një ditë të ftohtë të fundmarsit të vitit 1997, gazetari sportiv Gani Kosumi po ndiqte një ndeshje në një fushë futbolli të improvizuar në një pyll. “Shumë ndeshje janë luajtur në këtë fushë dhe kam shumë kujtime të mira dhe të hidhura nga këtu,” i tha Kosumi BIRN-it në fushën e futbollit në Llukar, një fshat rreth tetë kilometra në lindje të Prishtinës. Vendi është transformuar me kalimin e dekadave. Por në atë kohë kushtet ishin shumë bazike. Kosumi bëri një fotografi ku shihen lojtarët duke larë baltën e ndeshjes në një përrua pranë fushës. “Pashë lojtarët që po…

Lexo më shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike do t’i tatimojë të ardhurat e studentëve të realizuara përmes programit “Work & Travel”. Studentët të cilët kanë qenë pjesë e programit në Gjermani thonë se kanë marrë njoftim nga DAP për obligimin që të deklarojnë të ardhurat e fituara jashtë vendit, edhe pse ka marrëveshje për tatim të dyfishtë midis dy vendeve.Bazuar në marrëveshje tatimi i paguar në Gjermani nuk duhet të tatohet përsëri te ne. Megjithatë një pjesë e studentëve thonë se nga DAP u është thënë se institucioni do të bëjë përllogaritjen e të ardhurave totale, në bazë të tatimit të kthyer,…

Lexo më shumë

“Nisma e mbrojtjes në rastin e zjarrit në Koçan nuk mund të jetë bazë për rishqyrtimin e aktakuzës, pasi një gjë e tillë bëhet mbi bazën e provave, e jo sipas vullnetit apo kërkesës së dikujt”.Këtë e deklaroi në brifingun e tij të parë me gazetarët prokurori publik i shtetit, Nenad Savevski, duke iu përgjigjur insistimeve të vazhdueshme të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkojnë ndryshim të aktakuzës dhe për këtë edhe janë njoftuar me shkrim.Në lidhje me pakënaqësinë e familjarëve të viktimave për largimin e prokurores Ivana Aleksova Trajçeva, së cilës nuk iu vazhdua mandati, Savevski tha se e kupton…

Lexo më shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova po analizon me kujdes Ligjin për Bankën Popullore dhe shkeljen e të mundshme nga Guvernatori Trajko Slaveski me zgjedhjen e parakohshme të dy zëvendësguvernatorëve, mandati i të cilëve ka skaduar prej 5 muajsh.Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse planifikon të shqyrtojë punën e Slaveskit për shpërdorim të mundshëm të detyrës në lidhje me mandatet e dy zëvendësguvernatorëve, Siljanovska, megjithëse fillimisht tha se guvernatori që propozohet prej saj zgjidhet nga Kuvendi dhe është përgjegjës para Dhomës Legjislative, dhe për këtë arsye thotë se nuk e sheh në çfarë kuptimi do ta shqyrtonte punën e tij, më…

Lexo më shumë

“Miqësia jonë tejkalon frazat e zakonshme diplomatike për mungesën e çështjeve të hapura. Është thelbësore, është përjetuar dhe është reale. Është një miqësi e ndërtuar nga individë si shkrimtari ynë i madh Radovan Zogoviç, i cili njohu të njëjtën frymë të palëkundur lirie në karakterin malazez dhe maqedonas. Është fija që na lidh dhe shihet në veprën e shkrimtarit dhe revolucionarit tuaj të madh, Koço Racin, i cili pa te shokët malazezë vëllezër sipas idealeve të drejtësisë, theksoi Presidenti malazez Jakov Milatoviç në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.Milatoviq, i cili është në vizitën e…

Lexo më shumë

Departamenti i specializuar pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të hetojë veprimet e 39 zyrtarëve policorë në rastet e dhunës në familje të kryera nga Stojançe Jovanovski ndaj bashkëshortes së tij Ivana dhe vajzës së mitur Katja.Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar lëshime në veprimet e zyrtarëve, ndërsa njoftimi është dorëzuar në prokurori për veprime të mëtejshme.Gjyqi ndaj Jovanovskit filloi dje në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Ai pjesërisht pranoi fajësinë për dy vepra penale, por nuk ndihet fajtor për veprën penale “nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje”.Nëna e të ndjerës Ivana deklaroi…

Lexo më shumë