Author: shqiperia
Aliu: Aparat i ri DEXA Scan në Klinikën TOARILUC, po e forcojmë diagnostikimin e osteoporozës
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi ambientet e Klinikës TOARILUC në “Majqin Dom”, ku është siguruar një aparat i ri, më bashkëkohor DEXA Scan, i dedikuar për diagnostikimin në kohë dhe ndjekjen e osteoporozës. “Vënia në përdorim e DEXA Scan-it të ri në “Majqin Dom” përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të shëndetësisë publike, veçanërisht në fushën e diagnostikimit të osteoporozës si një sfidë serioze e shëndetit publik. Osteoporoza është një gjendje që, nëse nuk zbulohet me kohë, mund të çojë në pasoja të rënda për pacientët, prandaj diagnostikimi i hershëm dhe i saktë është thelbësor.…
Prokurorja Lençe Ristovska ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurores. Sipas versionit të saj, dorëheqjen e jep për shkak të mungesës së parimeve për çka ajo ka bërë deri tani betejën për sundim të ligjit.Dorëheqja e saj vjen pasi kryeprokurori Nenad Saveski vendosi t’ia marrë lëndët “Talir 1” dhe “Talir 2” të cilat i mbronte ajo që nga ngritja e tyre në kohën e Katica Janevs. Lëndët i referohen financimit të partisë politike OBRM-PDUKM.”Këtë javë, Këshilli i Prokurorëve Publikë hodhi poshtë ankesën time për sulm ndaj integritetit dhe pavarësisë sime, dhe Prokurori Publik i Shtetit vendosi të…
MPB Maqedoni njofton se në muajin mars janë konstatuar 26.241 kundërvajtje në komunikacion përmes sistemit “Safe City”, ndërsa numri i kundërvajtjeve për kalim në dritë të kuqe është ulur për 68.2% krahasuar me muajin shkurt.Sipas MPB-së, në periudhën nga 01.03.2026 deri më 31.03.2026, nga ana e sistemit “Safe City” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë të vendosura kamerat, janë regjistruar gjithsej 26.241 kundërvajtje.”Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara për kalim në sinjal të ndaluar (dritë e kuqe), janë konstatuar 70 kundërvajtje, gjë që paraqet ulje prej 68.2% në krahasim me muajin shkurt. Numri më i madh…
Do të vijë koha kur të rinjtë që e kanë braktisur Maqedoninë për arsye të ndryshme do të kthehen në shtëpi dhe ne duhet ta udhëheqim luftën këtu sepse vetëm shtëpia është shtëpi, tha kryeministri Hristijan Mickoski.Mickoski në RTVM tha se gjatë periudhës së tranzicionit, shumë njerëz të varfër u bënë jashtëzakonisht të pasur dhe kjo është arsyeja pse një numër i madh qytetarësh u zhgënjyen dhe vendosën të largohen nga atdheu i tyre.”Kur ndodhi pavarësia, erdhi tranzicioni, kur kapitali shoqëror u transformua brutalisht në kapital privat dhe kur nga shumë të barabartë, disa u bënë jashtëzakonisht të pasur. Kjo…
Lideri i BDI-së, Ali Ahemti sot ka dërguar një letër të hapur për opinioni lidhur me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.Ahmeti thotë se themelet e shtetit të Maqedonisë janë vënë mbi bazën e Marrëveshjes së Ohrit.Ai shkruan se për të barazia kurrë nuk ka qenë slogan, por bindje.Ahmeti hedhë poshtë mundësinë rreth negocimit të statusit të gjuhës shqipe në vend.”Gjuha shqipe për mua nuk është dhe nuk do të jetë kurrë çështje negocimi. E kam thënë dhe do ta përsëris pa asnjë rezervë: Marrëveshja e Ohrit është themel i këtij shteti dhe kush…
Eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev nga grupi i Partive Popullore Evropiane mbrëmë deklaroi edhe një herë se Maqedonia e Veriut është dukshëm prapa në procesin e integrimit evropian krahasuar me Shqipërinë dhe Malin e Zi.Në një intervistë për mediat bullgare, Kovaçev theksoi se ekziston një konsensus i gjerë në Parlamentin Evropian se vendet kandidate duhet të respektojnë detyrimet që kanë ndërmarrë. Sipas tij, për Maqedoninë e Veriut kjo do të thotë përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë.Ai kritikoi qasjen e qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke thënë se përpjekjet për të ndryshuar Kornizën Negociuese nuk kanë gjasa të kenë sukses.“Në vend që…
Borë dhe temperatura të ulëta në Kodrën e Diellit, nga e diela pritet përmirësim i motit në Maqedoni
Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Kodër të Diellit, me -1°C, ku lartësi e shtresës së dëborës ka arritur në 72 cm. Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometerologjike, temperaturat e mëngjesit janë: 1°C në Mavrovë, 2°C në Krushevë dhe Lazaropole, 4°C në Pretor, 5°C në Ohër dhe Berovë, 6°C në Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep, 7°C në Tetovë, 8°C në Shkup – Petrovec, Shkup – Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadar dhe Strumicë, ndërsa 9°C në Gjevgjeli.Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet më të mëdha të shiut (40 litra për metër katror) janë regjistruar në…
Ndalohet një punonjës i MPB-së, voziti në drejtim të kundërt dhe kërcënoi zyrtarin policor
MPB Maqedoni njofton se dje (01.04.2026), oficerët e policisë ndaluan S.R. (45), punonjës në Sektorin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë MPB-së. Gjatë kryerjes së rregullimit fizik të trafikut në kryqëzimin e rrugëve “Jordan Mijalkov” dhe “Dimçe Mirçev” në Shkup, një oficer policie nga SPB Shkup ndaloi një automjet pasagjerësh Mercedes të drejtuar nga S.R., i cili po drejtonte në drejtim të kundërt dhe në të njëjtën kohë po tejkalonte kolonë automjetesh.Pasi iu kërkua dokument identifikimi, S.R. u prezantua si punonjës i MPB-së dhe tha se nuk kishte kartë identiteti, pas së cilës filloi të sillej në mënyrë…
Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se Hristijan Mickoski i gënjen qytetarët çdo ditë se qeveria po monitoron diçka dhe thotë se nuk ka nevojë të merren masa.Nga LSDM thonë se paralajmëruan se kjo rritje e çmimeve të naftës do të çojë dhe do të shkaktojë një rritje të çmimeve të të gjitha produkteve bazë ushqimore.”Buka po shtrenjtohet, vaji i ullirit, vezët, qumështi, specat, domatet, frutat…. Rritjet e çmimeve janë nga 5% deri në 300% për frutat dhe perimet. Qytetarët mezi ia dalin mbanë. Çdo dalje në treg është një tronditje e re. Tani as 600 euro nuk janë të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me vranësira dhe reshje më të bollshme shiu (mbi 30 l/m²), në vendet më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriperëndimi, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë lumit Vardar.Temperaturat ditore do të variojnë nga 3 deri në 12 gradë celsius.Në Shkup, me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu.













