Author: shqiperia
Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend si: OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil, çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.Ky vendim vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Passhos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.Edhe pse KRRE me dy…
Ministria e Shëndetësisë ka ulur çmimin maksimal për 156 barna origjinale, 174 barna gjenerike dhe 13 barna nga importi ndërhyrës. Ky vendim është përshëndetur nga drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, sipas të cilit, vendimi do të mundësojë që qytetarët të furnizohen me ilaçe me çmim më të lirë.“Me uljen e çmimit maksimal do të ulen çmimet e atyre ilaçeve që nuk janë në listën pozitive, ndërsa nëse ato ilaçe janë në listën pozitive dhe ka dallim ndërmjet çmimit referent dhe atij maksimal do të ulet pagesa shtesë, por zakonisht çmimet referente janë më të ulëta se ato…
Deputetja Monika Zajkova kritikoi nga foltorja parlamentare faktin që deputetët dështuan përsëri të votonin për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, të propozuara nga partia e saj, Partia Liberale Demokratike (PLD), sipas të cilave autorët e dënuar të veprave penale do të detyroheshin të mbanin një byzylyk elektronik për të monitoruar dhe paralajmëruar viktimën.Duke kritikuar deputetët në pushtet, Zajkova tha se “kur ke mundësinë të parandalosh dhunën dhe zgjedh me vetëdije të mos e bësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në çdo sulm të radhës dhe në çdo viktimë të radhës”.Propozimi u paraqit vitin e kaluar, por…
Gjykata e Tetovës vendosi sot që vulat e partisë, Aleanca për Shqiptarët, t’i takojnë Arben Taravarit.Për këtë vendim reaguan dhe ASH e Ziadin Selës. Sipas krahut të Selës, ky vendim konfirmon se Taravari është shërbëtori I sistemit të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe ASH-së.Reagimi i plotë: Vendimi i sotëm i sistemit gjyqësor vetëm se konfirmoi atë që ne kemi thënë vazhdimisht, që Arben Taravari është shërbetor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ne zhvilluam një betejë gjyqësore të bindur në të drejtën tonë edhe statutare edhe ligjore, por gjithmonë të vetëdijshëm…
Në Kuvendin e RMV-së, u dorëzua Rezoluta për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës
Sot, në Kuvend u dorëzua Rezoluta për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, si një iniciativë që buron drejtpërdrejt nga studentët e drejtësisë, të cilët kanë kërkuar respektimin e një të drejte të garantuar me ligj, informojnë studentët e juridikut. “Përkundër faktit se studentët shqiptarë ndjekin dhe përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara në vend, atyre u pamundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare. Kjo situatë përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit. Rezoluta e dorëzuar…
Të mos presim që tronditja e çmimeve nga karburantet të përhapet te çmimet në markete, por qeveria të ndërhyjë menjëherë me masa për të parandaluar një goditje të re të çmimeve ndaj standardit të qytetarëve – apelojnë nga Organizata e Konsumatorëve dhe ajo e transportuesve. Që gjendja të mos përshkallëzohet, nga Organizata e Konsumatorëve përveç uljes së akcizave dhe TVSH-së për karburantet, kërkojnë menjëherë edhe masa për kufizimin e marzhave dhe vendosjen e kufijve maksimalë për çmimet e produkteve bazë ushqimore. Reagimet vijnë pasi çmimet e disa prej produkteve bazë ushqimore, si vaji dhe vezët, brenda një dite u rritën…
OBRM-PDUKM ka akuzuar LSDM-në dhe LSM se po humbin mbështetjen e qytetarëve dhe se protesta e fundit e sindikatës ishte e politizuar, duke pretenduar se u udhëhoq nga struktura partiake dhe jo nga punëtorët.Nga OBRM-PDUKM thonë se drejtuesit e LSM-së veprojnë në interes të LSDM-së dhe jo të punëtorëve, ndërsa besimi i anëtarëve po bie gjithnjë e më shumë.“Në vend që në protestë të ishin punëtorët e vërtetë, protesta e LSM u udhëhoq nga drejtuesit e degëve lokale të LSDM, të cilët me bluza partiake ishin në rreshtat e parë. Autobusët e organizuar nga persona të LSDM-së, që udhëtonin bosh…
Pas deklaratës së ish-presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni dhe se nëse kontestohet kjo do të hapen probleme, sot kanë reaguar nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Telegrafi Maqedoni.Nga Gjykata Kushtetuese thonë se pas pyetjeve nga disa media në lidhje me deklaratën e bërë nga ish-Presidenti Stevo Pendarovski, Gjykata Kushtetuese sqaron se në emisionin “Këndi i Debatit” në “Tevë1”, të transmetuar më 13 mars 2026, ish-Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, paraqiti informacione të pasakta në lidhje me një çështje që ishte në shqyrtim para Gjykatës Kushtetuese. Pendarovski: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni, do të jetë…
Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut e hodhi poshtë kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Vasill Jovanov, i cili vitin e kaluar në kalimin për këmbësor në Shkup shkeli Frosina Kulakovën. Me këtë vendim, dënimi me 13 vjet burg mbetet në fuqi, ndërsa personi i dënuar nuk ka më mundësi ligjore për uljen e tij.Në kumtesën e publikuar në faqen e internetit të gjykatës theksohet se vendimi u mor pas një seance të këshillit të mbajtur më 11 mars të këtij viti, duke konfirmuar dënimin me 13 vjet burgim për Jovanovin.”Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë…
Me 66 vota “pro”, 2 vota “kundër” dhe 8 “abstenime” sot, Kuvendi zgjodhi Nenad Saveskin si Prokurorin e ri Publik të Shtetit.Propozimin në Kuvend sot e shpjegoi zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski, i cili vlerësoi Saveskin dhe lexoi biografinë e tij.“Një njeri që ishte prokuror, gjykatës, tani ka mundësinë të jetë kreu i Prokurorisë, një njeri pa njolla dhe të kaluar, një njeri që vjen nga Gostivari, nuk dëshiron të largohet nga Gostivari, do t’i duhet të udhëtojë çdo ditë”, thotë Nikolloski.Fjalën e mori edhe deputeti Skender Rexhepi, i cili foli për drejtësinë selektive, veçanërisht për shqiptarët të cilët, siç thotë ai,…













