Author: shqiperia
“Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë po zhvillon kontrolle të shtuara, dhe kjo që para se të fillojë grumbullimi, në pjesën e kalibrimit të peshoreve, si dhe në pjesën e kushteve të tjera nëse janë përmbushur, me qëllim të parandalimit të parregullsive gjatë procesit të grumbullimit të rrushit”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në edicionin informativ të televizionit KTV në Kavadar. “Mund t’ju them se pushimet vjetore të inspektorëve janë pezulluar gjatë periudhës së grumbullimit të rrushit, në mënyrë që të jenë të pranishëm në terren dhe të vëzhgojnë procesin e grumbullimit”, sqaroi ministri. Ai theksoi…
Nick Woltemade, referenca aktuale ofensive e Stuttgartit, është shumë pranë të bërit lojtar i ri i Bayern Munich. Sulmuesi gjerman, i cili ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha europiane falë potencialit dhe paraqitjeve të tij, raportohet se ka arritur marrëveshje të plotë me klubin bavarez. Kontrata do të zgjasë deri në vitin 2030, duke treguar angazhimin e fortë të Bayernit për talentin e tij afatgjatë, raporton “Fichajes”. Hapi i radhës është finalizimi i marrëveshjes me klubin aktual të lojtarit. Diskutimet mes dy palëve janë duke vazhduar dhe raportimet nga Gjermania sugjerojnë se një shumë rreth 50 milionë euro…
Një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ndodhi sot pasdite në orën 13:00 në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, njoftojnë sot nga SPB Kumanovë. “SPB Kumanovë është njoftuar se në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, në vendbanimin Karposh, Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti mallrash dhe një automjeti pasagjerësh “Peugeot”, të drejtuar nga B.S. (71) nga Kumanova. B.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët e marra, ndërsa vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë. Hetimi është duke vazhduar”, njofton policia e Kumanovës. Departamenti i Urgjencës tha se ekipi i tyre shkoi në vendngjarje. “Ekipi…
Rreth 40,000 pacientë në vend janë të infektuar me hepatit, ndërsa mijëra të tjerë janë bartës të kësaj sëmundje por refuzojnë të nisin proceduarat e mjekimit. Ministria e Shëndetësisë dhe klinikat përkatëse vlerësojnë se duke zbatuar metodat moderne diagnostikuese përmes kontrolloce, sëmundjet e mëlçisë do të zbulohen dhe trajtohen në kohën e duhur. Ky është edhe qëllimi i fushatës për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e hepatitit viral dhe kancerit të mëlçisë, e cila po zbatohet me rastin e 28 korrikut, Ditës Botërore të Hepatitit. “Në shtetin tonë jetojnë me mijëra pacientë të cilët janë bartës të hepatitit po të cilët nuk…
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me situatën me zjarret dhe si po përballet shteti me to, tha se mekanizmi i BE-së është thirrur për ndihmë, por të gjitha kapacitetet në Maqedoni janë mobilizuar për t’u përballur me zjarret dhe situata tani është nën kontroll. “Kemi 30 ose më shumë zjarre çdo ditë. Dje kishte mbi 50 zjarre. Shumica e tyre kanë dyshime të arsyeshme se janë ndezur ose, përndryshe, janë shkaktuar nga neglizhenca. Deri më tani, mund të them se në korrik e kemi punën plotësisht nën kontroll. Në funksion janë të gjitha avionët…
Dukuri e izoluar e motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi do të ketë pasditen e sotme, gjatë natës dhe nesër paradite, kumton DPHM. Sipas parashikimit të DPHM-së, deri të enjten dhe veçanërisht atë ditë, do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me dukuri të reshjeve të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe kushte për bubullima do të ketë edhe në Shkup gjatë natës dhe nesër gjatë paradites. “Mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme…
VLEN sot ka akuzuar BDI-në për fshirjen e diasporës shqiptare me regjistrimin e vitit 2021. Sot, para syve të opinionit publik dhe mediave, Bashkimi Demokratik për Integrim pranoi publikisht fajësinë për njërën nga padrejtësitë më të rënda dhe antikushtetuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, fshirjen e mërgatës nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 përmes metodologjisë skandaloze që i ndau banorët në rezident dhe jo rezident. Në vend që të japë llogari për këtë akt të rëndë politik e kombëtar, ata iu shmangën çdo përgjegjësie, duke heshtur për faktin se regjistrimi u bë në kohën kur BDI ishte në…
MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj dy personave për shkak se kanë kërcënuar një deputetë të Kuvendit të RMV-së. “SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.K. (35) dhe B.K. (33), të dy nga fshati Veleshtë, Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 18.05.2025, përmes një aplikacioni në rrjetin social, të akuzuarit kanë bërë kërcënime ndaj S.S. (42) nga Struga, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ Kallëzim penal ndaj dy personave nga Struga, kanë kërcënuar një deputet appeared first on Telegrafi.
Fytyra të reja shfaqen në skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta që kërkon ti japë fund thatësirës për titullin e ëndërruar në Premier League title. “The Gunners” kanë shpenzuar shumë dhe i fundit në rradhë ishte Viktor Gyokeres që ndoqi gjurmët e Martin Zubimendi-t dhe Noni Madueke-s në “Emirates Stadium”. Tani fatura e shpenzimeve në Londrën veriore është pranë 200 milionë paundëve ose 269 milionë dollarëve. Ndërsa Jorginho, Tierney, Tomiyasu dhe Partey (i akuzuar ngacmim seksual dhe përdhunim) e lanë skuadrën pas asnjë paund në këmbim. Ndaj është koha që Mikel Arteta të mendojë për shitjet e lojtarëve që mund…
Deputeti i Frontit Europiam, Skender Rexhepi-Zejd kërkon që qeveria të anulojë vendimin, me të cilin sipas tij ulet numri i këshilltarëve në disa komuna me shumicë shqiptare. Skender Rexhepi e quan këtë vendim si diskriminues, antikushtetues dhe në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Thotë se edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje në ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jo rezident, qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për të korrigjuar vendimin. “Ashtu siç ishte problematike, dhe ishte diskutabile dhe u arrit me Gjykatën Kushtetuese të ndryshohet metodologjia e punës së Ligjit për Regjistrim, njëjtin pozicion është edhe qeveria dhe kryeministri,…