Author: shqiperia
NP “Rrugët shtetërore” kërkon ende para nga Ministria e Financave për rrugën Kërçovë – Ohër
Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” zyrtarisht i ka paraqitur Ministrisë së Financave kërkesë për ndihmë të re shtesë financiare për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Kjo do të thotë se përveç shlyerjes së rregullt të borxhit të ndërmarrjes publike ndaj kreditorit kinez Exim Bank, Ministria e Financave do të duhet të përfshihet edhe me para shtesë nga buxheti. Afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër po shtyhet vazhdimisht. Në vend që të përfundonte sipas afatit në vitin 2018, pasi gjashtë anekse të marrëveshjes u votuan në Parlament, afati për përfundimin e punimeve të ndërtimit u zgjat deri më 31 dhjetor 2026. Dy javë…
“E kuptoj panikun tek qytetarët, por është armiku ynë dhe mund të shkaktojë vendime të këqija. U bëj thirrje qytetarëve të dëgjojnë autoritetet lokale ose kombëtare. Si shtet, ne kemi kontroll mbi të gjitha burimet, si lokale ashtu edhe kombëtare. Burimet nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme, por ne i përdorim ato në mënyrë optimale, aty ku është e nevojshme. Kriteri ynë numër një në përballjen me zjarret janë jetët njerëzore, dhe pastaj është prona e njerëzve”, tha sot udhëheqësi i Shtabit të përgjithshëm për menaxhim me kriza dhe drejtor i DMSH-së, Stojançe Angelov. Ai në konferencë për shtyp…
Pep Guardiola ka folur hapur mbi mundësitë që Lamine Yamal një ditë të zëvendësojë Lionel Messin si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, dhe përgjigja e tij ishte domethënëse. Messi luajti nën drejtimin e Guardiolës për katër vite te FC Barcelona (2008–2012), duke qenë pjesë e një prej skuadrave më të mira në historinë e futbollit. Së bashku, ata mposhtën dy herë Manchester United në finalet e Champions League dhe dominuan futbollin spanjoll. Në atë periudhë, Messi fitoi katër “Topa të Artë” radhazi, duke hapur rrugën drejt një rekordi prej tetë trofesh individualë gjithsej. Pas largimit të Messit,…
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport në Kuvendin e RMV-së sot dha mbështetje për propozim-ligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, të paraqitur nga deputetët nga pushteti dhe e dërgoi për procedurë të mëtejshme parlamentare. Për këtë ligj u paraqitën 22 amendamente – 10 nga deputetët nga pushteti dhe 12 nga deputeti i Frontit Evropian Sali Murat. Në komision u pranuan 11 amendamente. Qëllimi i këtij ligji, siç theksohet në shpjegimin e propozuesve, është të sigurohet interesi më i mirë i nxënësve të regjistruar në Shkollën Teologjike – Shkup dhe Shkollën e Mesme Teologjike “Isa Beg” –…
Franca dhe Sllovenia i ofrojnë 100 zjarrfikës Maqedonisë për ndihmë në shuarjen e zjarreve
Sllovenia dhe Franca i kanë ofruar Maqedonisë së Veriut gjithsej 100 zjarrfikës dhe automjete speciale për ta ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, tha se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e pranimit të ndihmës nga Sllovenia dhe Franca. “Lidhur me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (BE), kohët e fundit morëm ofertë nga Sllovenia për të na dërguar një ekip prej 50 zjarrfikësish me automjete speciale. Gjithashtu kemi njoftim nga Franca se duan të na dërgojnë një ekip me një numër të ngjashëm zjarrfikësish me automjete speciale për të shuar zjarret në…
“Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë po zhvillon kontrolle të shtuara, dhe kjo që para se të fillojë grumbullimi, në pjesën e kalibrimit të peshoreve, si dhe në pjesën e kushteve të tjera nëse janë përmbushur, me qëllim të parandalimit të parregullsive gjatë procesit të grumbullimit të rrushit”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në edicionin informativ të televizionit KTV në Kavadar. “Mund t’ju them se pushimet vjetore të inspektorëve janë pezulluar gjatë periudhës së grumbullimit të rrushit, në mënyrë që të jenë të pranishëm në terren dhe të vëzhgojnë procesin e grumbullimit”, sqaroi ministri. Ai theksoi…
Nick Woltemade, referenca aktuale ofensive e Stuttgartit, është shumë pranë të bërit lojtar i ri i Bayern Munich. Sulmuesi gjerman, i cili ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha europiane falë potencialit dhe paraqitjeve të tij, raportohet se ka arritur marrëveshje të plotë me klubin bavarez. Kontrata do të zgjasë deri në vitin 2030, duke treguar angazhimin e fortë të Bayernit për talentin e tij afatgjatë, raporton “Fichajes”. Hapi i radhës është finalizimi i marrëveshjes me klubin aktual të lojtarit. Diskutimet mes dy palëve janë duke vazhduar dhe raportimet nga Gjermania sugjerojnë se një shumë rreth 50 milionë euro…
Një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ndodhi sot pasdite në orën 13:00 në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, njoftojnë sot nga SPB Kumanovë. “SPB Kumanovë është njoftuar se në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, në vendbanimin Karposh, Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti mallrash dhe një automjeti pasagjerësh “Peugeot”, të drejtuar nga B.S. (71) nga Kumanova. B.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët e marra, ndërsa vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë. Hetimi është duke vazhduar”, njofton policia e Kumanovës. Departamenti i Urgjencës tha se ekipi i tyre shkoi në vendngjarje. “Ekipi…
Rreth 40,000 pacientë në vend janë të infektuar me hepatit, ndërsa mijëra të tjerë janë bartës të kësaj sëmundje por refuzojnë të nisin proceduarat e mjekimit. Ministria e Shëndetësisë dhe klinikat përkatëse vlerësojnë se duke zbatuar metodat moderne diagnostikuese përmes kontrolloce, sëmundjet e mëlçisë do të zbulohen dhe trajtohen në kohën e duhur. Ky është edhe qëllimi i fushatës për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e hepatitit viral dhe kancerit të mëlçisë, e cila po zbatohet me rastin e 28 korrikut, Ditës Botërore të Hepatitit. “Në shtetin tonë jetojnë me mijëra pacientë të cilët janë bartës të hepatitit po të cilët nuk…
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me situatën me zjarret dhe si po përballet shteti me to, tha se mekanizmi i BE-së është thirrur për ndihmë, por të gjitha kapacitetet në Maqedoni janë mobilizuar për t’u përballur me zjarret dhe situata tani është nën kontroll. “Kemi 30 ose më shumë zjarre çdo ditë. Dje kishte mbi 50 zjarre. Shumica e tyre kanë dyshime të arsyeshme se janë ndezur ose, përndryshe, janë shkaktuar nga neglizhenca. Deri më tani, mund të them se në korrik e kemi punën plotësisht nën kontroll. Në funksion janë të gjitha avionët…