Author: shqiperia

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se kryeministri Mickoski nuk ka kapacitet, dëshirë e as njohuri se si udhëhiqet shteti.Filipçe vuri në dukje se në vend të masave dhe ndihmës për qytetarët, opinioni po dëgjon fjalorin fyes të Mickoskit dhe defokusim nga problemet reale në shtet.”Çfarë bën kryeministri kur ju gazetarët pyetni për masat tona? Na ofendon me fjalë degraduese. Opozita, LSDM dhe unë personalisht u quajtëm ‘llumi i shoqërisë’. Është turp të përdoret një fjalor i tillë. Njeriu nuk ka kapacitet, as dëshirë, as njohuri se si udhëhiqet shteti. Di vetëm të blejë dhe të shesë energji elektrike, dhe…

Lexo më shumë

Zaevi dhe LSDM-ja për vite me radhë nuk i kanë mohuar incizimet audio, në të cilat pretendohet se Miodrag Davidoviq – Daka i ka dhënë 300.000 euro dhe 2.000 metra katrorë tokë Zoran Zaevit, akuzojnë nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM. Sipas partisë, ndërmjetësi i Zaevit, Zoran Mileski – Kiçeeç, në bazë të incizimeve audio që dolën në publik në vitin 2020, e ka shantazhuar biznesmenin pro-rus Daka, i cili, sipas tyre, i ka dhënë këto mjete në këmbim të një shërbimi biznesi. “Në incizime dëgjohet qartë se si Daka i thotë Kiçeeçit se paratë që ia ka dhënë Zaevit, ai…

Lexo më shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme këtë pasdite, në rrugë me lagështi, njoftoi LAMM. Në Kodër të Diellit po regjistrohen reshje të lehta bore, por aktualisht nuk ka ndalesë në rrugë.Sipas informacioneve nga LAMM, dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 150 metra në Krushevë. Shoferëve u këshillohet të ngasin me kujdes, veçanërisht në rrugët malore.

Lexo më shumë

Ndërmarrja e Transportit Publlik “Shkup” i njofton përdoruesit e transportit publik se nga 4 prilli (e shtunë) do të fillojë të zbatohet një orar i ri për një pjesë të linjave në kuadër të rrjetit të vetëm të linjave në kryeqytet. “Me ndryshimet po bëhet harmonizimi i orarit me Vendimin për një sistem të integruar tarifor në transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkupit, me qëllim përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit të transportit publik”, njoftoi ndërmarrja.Informacionet rreth orarit të ndryshuar, duke përfshirë orarin statik sipas linjave dhe orarin sipas ndalesave, i cili do të zbatohet nga pasnesër, do të jetë…

Lexo më shumë

Të mos e shikojmë inteligjencën artificiale as si kërcënim që do të na paralizojë, as si zgjidhje magjike që në vetvete do t’i tejkalojë të gjitha sfidat. Ta shikojmë si hallkë që kërkoj dituri, vlera, vizion dhe bashkëpunim. Të ndërtojmë të ardhme digjitale që nuk e shtyn njeriun, por e përforcon dhe që nuk krijon frikë por mundësi, porositi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, në hapjen e forumit “E ardhmja e punës në epokën e inteligjencës artificiale”, organizuar nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike (IHSPJ) pranë USHCM.Në dy vitete e fundit inteligujenca artificiale (AI), tha ai më nuk…

Lexo më shumë

Kryetari Kuvendit, Afrim Gashi njofton se sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, e cila ka për qëllim avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.”Sot në Kuvend nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami.Me këtë bashkëpunim konfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, përforcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e institucioneve më të përgjegjshme dhe më transparente.Besoj se nëpërmjet partneriteteve të tilla do të kontribuojmë në ndjekje më efikase të rekomandimeve, përmirësim të llogaridhënies institucionale dhe mbrojtje më të fortë të të drejtave…

Lexo më shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar informon se goditja nga rritja e çmimeve të energjisë si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme pritet të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike dhe të rrisë presionet inflacioniste në Maqedoninë e Veriut.Sipas projeksioneve, rritja reale e BPV-së pritet të ngadalësohet në 3.1 për qind në vitin 2026 dhe gradualisht të stabilizohet rreth potencialit prej 3 për qind në afat të mesëm. Në të njëjtën kohë, çmimet më të larta globale të naftës pritet të rrisin inflacionin në rreth 4.5 për qind në vitin 2026, duke shtuar shqetësimet për përballueshmërinë e energjisë,” thuhet në komunikatën e FMN-së.FMN…

Lexo më shumë

LSDM sot ka reaguar ndaj dorëheqjes së prokurores Lençe Ristoska, vendimin e së cilës e kanë quajtur si presion politikë..Nga LSDM thonë se me dorëheqjen e Ristoskas hapet rruga për shpëtimin e pronës kriminale të OBRM-PDUKM-së.“Së pari me rastet e lidhura me Mijalkovin dhe bombat, e tani edhe me marrjen e çështjeve për pronën e OBRM-PDUKM. Rastet e njohura si „Talir1“ dhe „Talir 2“ për pasurim të paligjshëm partiak, pronë të fituar në mënyrë të paligjshme, pallat të bardhë të paligjshëm i OBRM-PDUKM.Pra, ky është një hap drejt shpëtimit të pronës kriminale të OBRM-PDUKM, partia më e pasur në Europë”,…

Lexo më shumë

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski deklaroi se Qeveria po investon midis 1.6 dhe 1.8 miliardë euro në ndërtimin e autostradave dhe autostradave në rrugën e Korridorit 8, duke akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se nuk ka ndërtuar asnjë kilometër autostradë gjatë mandateve të tij.Ai theksoi se pika e fundit e lidhjes me Shqipërinë mbetet pika kufitare e Qafë Thanë, ku aktualisht po punohet për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës.”Aktualisht po punojmë për zgjerimin dhe përmirësimin e pikës kufitare. Së bashku me Bankën Botërore, presim që faza e parë të përfundojë brenda rreth një muaji, pas së cilës…

Lexo më shumë