Author: shqiperia
Në orët e vona të mbrëmjes në Shkup, pranë kazermës “Ilinden”, policia ndaloi dy shtetas të huaj për përdorim të paautorizuar të një droni.Incidenti ndodhi më 5 prill 2026, rreth orës 23:05, ku oficerët e policisë nga SPB Shkup vepruan sipas një raporti të mëparshëm. Gjatë ndërhyrjes, u ndaluan A.V.D.B. (50) dhe J.L. (63), të dy shtetas të Holandës.Sipas informacioneve, ata po filmonin në mënyrë të paautorizuar me një dron, i cili u sekuestrua në vendngjarje, së bashku me sende të tjera që lidhen me rastin.Ministria e Brendshme informon se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një…
Universiteti i Tiranës ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të cilët protestuan që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, që siç tha, po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës amtare në proceset arsimore dhe profesionale. “Fillkov dorëheqje”, “Gjuha shqipe nuk negociohet” – protestojnë studentët shqiptarë në Shkup UT tha se kërkesa e studentëve shqiptarë për të zhvilluar provimet shtetërore në gjuhën shqipe përfaqëson një aspiratë të drejtë për barazi, dinjitet dhe mosdiskriminim, që siç theksuan, mosrespektimi i këtij parimi rrezikon të krijojë pengesa të panevojshme në…
Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell.Nesër temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 26 gradë celsius.Nga dita e mërkurë moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.Nga e enjtja pritet rënia e temperaturave./Telegrafi/
Sot, një pagesë prej gati 94 milionë denarësh u bë për rreth 2.430 bujq, mbështetje financiare në bujqësi, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë në RMV.”89,465,370 denarë për 2,381 përfitues sipas nënmasës 1.1 – Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore të punueshme për orizin nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025;3,313,888 denarë sipas masës 7 – Mbështetje financiare për ruajtjen e grurit dhe elbit të prodhuar në vend;1,060,218 denarë sipas nënmasës 1.1 – Mbështetje financiare për oriz të dorëzuar nga Programi për Zbatimin e një Fondi Ndërhyrës për Bujqësi për vitin 2025″, thuhet në njoftim.Nga atje shtojnë se prioriteti…
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike pranë SPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë kundër F.D. (51) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vazhduar “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe kundër personit B.K. (46) nga Kërçova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”.”Sipas konstatimeve të dokumentuara të hetimit, i denoncuari i parë, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës, përkatësisht si person zyrtar dhe përgjegjës, me vetëdije dhe me paramendim, ka kryer disa veprime të…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot, lidhur me njoftimin e Ministrit të Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski se regjistrimi i ardhshëm i popullsisë do të kryhet në mënyrë elektronike, theksoi se është e rëndësishme që ai të kryhet në mënyrën më të mirë dhe më të besueshme.”Mendoj se kjo është një çështje që u takon institucioneve kompetente që ju i përmendët si përgjegjëse për kryerjen e tij. Nëse ndihen të gatshëm, kjo është shumë mirë. Nuk kemi asgjë kundër që të jetë sa më i lehtë të jetë e mundur. Është e rëndësishme që regjistrimi të kryhet në mënyrën…
Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut respekton të drejtën për të protestuar si një nga të drejtat themelore demokratike të çdo qytetari. Shprehja e lirë e pikëpamjeve dhe iniciativave përmes tubimeve publike është një segment i rëndësishëm i një shoqërie demokratike dhe kontribuon në avancimin e dialogut publik, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë pas përfundimit të protestës së studentëve të cilët kërkuan respektimin e gjuhës shqipe në institucione. “Fillkov dorëheqje”, “Gjuha shqipe nuk negociohet” – protestojnë studentët shqiptarë në Shkup “Megjithatë, me keqardhje vërejmë se protesta e sotme tregoi edhe një herë një përpjekje për të manipuluar…
Policia do të marrë dëshmitarë në gjyq për tragjedinë në diskoteken Pulse nëse nuk paraqiten në seancat e ardhshme kur ftohen. Kështu kërcënoi gjykatësja Diana Gruevska Ilievska në seancën dëgjimore, të cilën e konsideroi një ditë të humbur sepse dëshmia e dëshmitares së vetme që u paraqit ishte e shkurtër, raportoi “Telma”.Një punonjëse e Komunës së Koçanit u ftua me rregull për sot, por ajo u bë e padisponueshme për prokurorinë, dhe sot edhe për gjykatën. Gjykatësi urdhëroi që nëse nuk paraqitet kur të thirret, të sillet nën roje për seancën e ardhshme.Për disa nga dëshmitarët e propozuar fillimisht që…
Fitch: Politikat makroekonomike të besueshme dhe të qëndrueshme ruajnë stabilitetin e denarit në RMV
“Politikat makroekonomike të besueshme dhe të qëndrueshme mbështesin stabilitetin e kursit të këmbimit të denarit dhe janë faktorë për ruajtjen e vlerësimit të kreditit të vendit tonë”.Kjo thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit “Fitch”, në të cilin vlerësimi i vendit u riafirmua në nivelin “BB+”.Raporti tregon se ndryshimet e bëra nga Banka Popullore në dhjetor të vitit të kaluar, në lidhje me ndryshimin e kuadrit monetar, do të kontribuojnë në një transmetim më efikas të sinjaleve monetare.Raporti i Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit “Fitch” thotë se rezervat valutore u rritën me pothuajse 14% nga muaji…
Oftalmologu Nadi Rustemi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për sëmundjet e syve, si dhe mbrojtjet nga to. Ai tha se teknologjia është problemi më i theksuar, i cili sot dëmton sytë e njerëzve.Oftalmologu Rustemi tha se ka pasur rast kur një 3-vjeçar është diagnostikuar me dioptri -13. Ai u bëri thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë kohën e përdorimit të pajisjeve teknologjike nga fëmijët e tyre.”Teknologjia e bënë të vetën. Problemi më i madh është tek fëmijët e vegjël, të cilët shumë i përdorin pajisjet…










