Close Menu
    What's Hot

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/2025
    Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

    Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

    17/06/2025
    Kur Amerika flet – a po dëgjon kush në Prishtinë?

    Kur Amerika flet – a po dëgjon kush në Prishtinë?

    17/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Sot në Shkup zhvillohet takim i Komisioneve të Përbashkët për Histori

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Mexhiti: Kemi mbyllur 226 faqe që kanë ofruar shërbime për kazino online

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës

      13/06/2025

      Benefitet e Vitaminës D

      17/06/2025
      Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

      Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

      17/06/2025
      Kur Amerika flet – a po dëgjon kush në Prishtinë?

      Kur Amerika flet – a po dëgjon kush në Prishtinë?

      17/06/2025

      Mjeku nga Kalifornia pranon fajësinë, i shpërndau ketaminë Matthew Perry-t

      17/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Uria dhe varfëria zymtojnë Ramazanin në Afganistan
    Bota

    Uria dhe varfëria zymtojnë Ramazanin në Afganistan

    16/03/20243 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Uria dhe varfëria zymtojnë Ramazanin në Afganistan
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Uria dhe varfëria zymtojnë Ramazanin në Afganistan

    Ramazani është zakonisht muaj i mëshirës, bamirësisë dhe festës.

    Por, në Afganistanin e dërrmuar nga kriza humanitare, ai ka rënë nën hijen e urisë, varfërisë dhe papunësisë.

    Miliona banorë të këtij vendi mbijetojnë vetëm me bukë e ujë.

    “Nuk kemi asgjë për të ngrënë në iftar”, thotë Maria, nënë e tre fëmijëve, që jeton në Kabul.

    Iftari është vakti i mbrëmjes, me të cilin prishet agjërimi gjatë Ramazanit, dhe shtrohet pas perëndimit të diellit.

    Maria, burri i së cilës është i varur nga droga, kujdeset e vetme për familjen.

    Por, talibanët, të cilët e morën pushtetin në Afganistan në vitin 2021, ndaluan shumicën e grave të punojnë jashtë shtëpive të tyre.

    “Nuk do të mund ta festojmë as Bajramin”, thotë Maria, duke iu referuar festës që shënon fundin e Ramazanit, i cili këtë vit nisi më 11 mars.

    Abdul Qadir është një nga më shumë se 500.000 refugjatët dhe migrantët afganë, që u dëbuan nga Pakistani fqinj që nga tetori i vitit të kaluar.

    Në pamundësi për ta ushqyer familjen e tij, ai thotë se nuk mund ta agjërojë Ramazanin sivjet.

    “Është e pamundur të agjërosh kur nuk ke asgjë për të ngrënë [në mbrëmje]”, thotë Qadir, i cili jeton në provincën lindore të Laghmanit.

    “Ekonomia është absolutisht zero. Nuk ka punë”, thotë ai.

    Kriza të shumëfishta

    Ramazani përkoi me një krizë shkatërruese humanitare dhe ekonomike në Afganistan.

    Rreth 24 milionë njerëz nga rreth 40 milionë sa ka ky vend, do të kenë nevojë për mbështetje humanitare këtë vit, thanë Kombet e Bashkuara më 10 mars.

    Programi Botëror i Ushqimit tha se rreth 4 milionë afganë janë të kequshqyer në mënyrë akute, përfshirë mbi 3 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare.

    Në një raport të publikuar më 10 mars, Banka Botërore tha se Afganistani po përjeton deflacion në mes të aktivitetit të dobët ekonomik.

    Ajo, gjithashtu, raportoi për rënie të konsiderueshme të eksporteve të Afganistanit dhe zhvlerësim të monedhës kombëtare.

    Marrja e Afganistanit nga talibanët në vitin 2021 shkaktoi kolaps ekonomik dhe përkeqësoi krizën e madhe humanitare.

    Grupet e ndihmës i vazhduan operacionet e tyre humanitare, megjithëse shkurtimet e mëdha në fondet ndërkombëtare ua kufizuan aktivitetet.

    Qeveria talibane, e cila mbetet e panjohur dhe e sanksionuar nga komuniteti ndërkombëtar, duket se është e paaftë në trajtimin e krizave.

    Fatkeqësitë natyrore, si tërmetet dhe thatësira, ashtu si dhe fluksi i mbi 1 milion refugjatëve afganë nga vendet fqinje, e përkeqësuan edhe më situatën e rëndë humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta.

    “Nuk mund t’ia dalim”

    Shumë afganë po e anashkalojnë Ramazanin këtë vit, për shkak të kufizimeve në rritje të financave.

    “Si të gjithë ata që i njoh, unë vuaj nga presione të mëdha ekonomike”, thotë Mursal, ish-nëpunëse civile në Qeverinë e mëparshme afgane të mbështetur nga Perëndimi, e cila tani është e papunë.

    “Unë nuk mund t’i përballoj pritshmëritë dhe kërkesat e Ramazanit”, thotë ajo, e cila jeton me familjen e saj në Kabul.

    Nida Ahmadi, mësuese në provincën veriore të Parvanit, thotë se ka marrë një hua për të qenë në gjendje për të agjëruar.

    “Por, nuk mjafton”, thotë ajo, familja 7-anëtarëshe e së cilës varet kryesisht prej pagës së saj, që është rreth 200 dollarë në muaj.

    “Kur shkoj në treg, pyes veten se çfarë të blej me ato pak para që kam”, përfundon Ahmadi./REL/

    Lexo edhe:

    1. PAMJET/ Mesazh për liderët e BE, fermerët “i vënë flakën” Brukselit
    2. VIDEO/ Detyroi të dashurën të abortonte, momenti kur shqiptari çon 19-vjeçaren në spital
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë sërish Izraelin

    Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë sërish Izraelin

    25/08/20241 Min Read
    Sulmi me thikë në Angli, ndërron jetë një person

    Sulmi me thikë në Angli, ndërron jetë një person

    29/07/20241 Min Read
    Pesëdhjetë persona të vdekur nga vërshimet në qendër të Afganistanit

    Pesëdhjetë persona të vdekur nga vërshimet në qendër të Afganistanit

    18/05/20242 Mins Read
    Tmerr në SHBA, i riu vret me thikë 4 persona dhe plagos 5 të tjerë

    Tmerr në SHBA, i riu vret me thikë 4 persona dhe plagos 5 të tjerë

    28/03/20241 Min Read
    Nuk komunikonte prej vitesh, gruaja trashëgon 700 mijë dollarë nga testamenti i ish-të dashurit

    Nuk komunikonte prej vitesh, gruaja trashëgon 700 mijë dollarë nga testamenti i ish-të dashurit

    03/03/20242 Mins Read
    Top Posts

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/20251 Min Read

    Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për…

    Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

    Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

    17/06/2025
    Kur Amerika flet – a po dëgjon kush në Prishtinë?

    Kur Amerika flet – a po dëgjon kush në Prishtinë?

    17/06/2025

    Mjeku nga Kalifornia pranon fajësinë, i shpërndau ketaminë Matthew Perry-t

    17/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/2025

    Mjeku nga Kalifornia pranon fajësinë, i shpërndau ketaminë Matthew Perry-t

    17/06/2025
    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    16/06/2025
    Me te lexuara

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/2025
    Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

    Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

    17/06/2025
    Kur Amerika flet – a po dëgjon kush në Prishtinë?

    Kur Amerika flet – a po dëgjon kush në Prishtinë?

    17/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.