Close Menu
    What's Hot
    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    27/06/2025
    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    Andonovski: Qeveria por përgatitet për regjistrim elektronik të popullsisë për vitin e ardhshëm

    27/06/2025
    Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

    Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

    27/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      27/06/2025
      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      Andonovski: Qeveria por përgatitet për regjistrim elektronik të popullsisë për vitin e ardhshëm

      27/06/2025
      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      DAP prezanton plartformën “E-fatura”: Do të ulet mundësia për krim financiar

      27/06/2025
      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      Kuzeska: Ka filluar fshehurazi një proces për një sistem të ri të lëshimit të letërnjoftimeve

      27/06/2025
      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      27/06/2025
      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      Andonovski: Qeveria por përgatitet për regjistrim elektronik të popullsisë për vitin e ardhshëm

      27/06/2025
      Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

      Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

      27/06/2025
      Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

      DAP prezanton plartformën “E-fatura”: Do të ulet mundësia për krim financiar

      27/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi: Në vend të normalizimit, shtensionim i situatës
    Bota

    Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi: Në vend të normalizimit, shtensionim i situatës

    26/02/20249 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi: Në vend të normalizimit, shtensionim i situatës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi: Në vend të normalizimit, shtensionim i situatës

    Ruajtja e paqes, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve ekskluzivisht me mjete paqësore dhe përmbajtja nga kërcënimet apo përdorimi i forcës janë disa nga pikat e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e arritën një vit më parë në Bruksel.

    Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të duhej t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve – nga njohja e simboleve shtetërore deri te të drejtat më të mëdha për komunitetin serb në Kosovë.

    Megjithatë, ajo që ndodhi në terren gjatë vitit të kaluar, ishte gati krejt e kundërta e kësaj: rritje e tensioneve në veri të Kosovës pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe morën pushtetin; përleshje mes serbëve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR; sulm i armatosur i serbëve kundër policisë së Kosovës; heqja nga qarkullimi e dinarit serb…

    Pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe serb, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut dhe të Jugut, thonë se janë të zhgënjyer nga politikanët, prej të cilëve varet jetesa e tyre, dhe se kanë humbur shpresën “për një të nesërme më të mirë”.

    Edhe një anketë e organizatës joqeveritare Aktiv për qëndrimet e komunitetit serb, e cila u prezantua më 26 shkurt, tregon se ekziston “një shqetësim i thellë dhe një pakënaqësi e madhe e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, lidhur me situatën aktuale politike”.

    “Ka një shkallë më të madhe pesimizmi krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme, si pasojë e frikës në rritje për një konflikt të mundshëm të hapur”, është gjetja kryesore e organizatës me seli në veri të Kosovës.

    Qeveria e Kosovës dhe Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse janë të gatshme të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes.

    Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik nga Prishtina, thotë se Kosova dhe Serbia kanë treguar se nuk kanë vullnet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila konsiderohet “bazë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve” dhe “paraqet mundësi për përparim cilësor”.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Naim Leo Beshiri, nga Instituti i Beogradit për Çështje Evropiane, thotë se Kurti dhe Vuçiq janë dakord në planin ndërkombëtar, por se “bëjnë gjithçka për ta sabotuar marrëveshjen në nivel lokal”.

    Çfarë ndodhi me marrëveshjen?

    Njëzet ditë pasi Kosova dhe Serbia e pranuan marrëveshjen, më 27 shkurt, 2023 – që deri atëherë njihej në opinion si “plani franko-gjerman” – në Ohër u ra dakord për një aneks-dokument për zbatimin e saj.

    Edhe pse nuk u nënshkrua, BE-ja tha se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme dhe se obligimet që dalin prej saj, janë pjesë integrale e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

    Megjithatë, zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Serbisë shprehën vazhdimisht qëndrime që lanë të kuptohet se nuk janë të gatshëm t’i përmbahen marrëveshjes.

    Kurti këmbëngul në nënshkrimin e marrëveshjes, pasi, siç konsideron ai, kjo do të ishte garanci që edhe Serbia do t’i përmbushte obligimet e saj.

    Në mes të janarit të këtij viti, ai tha po ashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është prioritet” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se nuk duhet veçuar.

    Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë i paraqitën Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, i cili u hartua nga BE-ja dhe të cilin palët thanë se e pranojnë.

    Vuçiq, në anën tjetër, përsërit vazhdimisht se Serbia nuk do të pranojë kurrë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

    Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, i dërgoi një letër BE-së, ku shprehu rezerva ndaj detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë edhe aneks-dokumentin e zbatimit.

    Në atë letër u tha, mes tjerash, se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

    Çfarë ndodhi në terren?

    Nga të gjitha pikat e marrëveshjes, deri më tash, u zbatuan vetëm ato që kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe njohjen e targave.

    Në maj të vitit 2023, Kurti dhe Vuçiq miratuan Deklaratën për Personat e Zhdukur gjatë Luftës në Kosovë, me të cilën palët morën përsipër të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet që posedojnë, përfshirë edhe ato “konfidenciale”.

    Dy palët i njohën, po ashtu, targat e makinave të njëra-tjetrës. Nga janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës nuk i mbulojnë më simbolet shtetërore me afishe të bardha derisa lëvizin me automjete në territorin e Serbisë, dhe anasjelltas.

    Por, çështja e targave shkaktoi një sërë krizash në veri të Kosovës, për shkak të insistimit të Qeverisë që makinat me targa serbe të riregjistrohen me targa të Kosovës.

    Për pasojë, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, në nëntor të vitit 2022. Por, në fund të vitit 2023, qytetarët i zëvendësuan targat, ashtu siç kërkoi Qeveria e Kosovës.

    Kalimi në targa të Kosovës ndodhi pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë – fshat në veri të Kosovës. Grupe të armatosura serbësh sulmuan atje policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. Në përleshjet që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Kosova e akuzoi Beogradin për këtë sulm, por zyrtarët atje mohuan se kanë gisht.

    Përgjegjësinë e mori në fund Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila e ka mbështetjen e Beogradit.

    Më herët, përkatësisht në prill të vitit të kaluar, serbët në veri të Kosovës i bojkotuan zgjedhjet lokale, të cilat rezultuan me ardhjen e kryetarëve shqiptarë në pushtet.

    Situata u përshkallëzua në fund të majit, kur një grup serbësh që kundërshtonte kryetarët shqiptarë, u përlesh me pjesëtarë të KFOR-it.

    Bashkimi Evropian e bëri përgjegjëse Kosovën për këto tensione dhe pasi ajo nuk iu përgjigj thirrjeve për shtensionimin e situatës, BE-ja ndërmori masa ndëshkuese kundër saj.

    Tani, bashkësia ndërkombëtare paralajmëron sërish tensione të mundshme etnike, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta hequr nga qarkullimi dinarin serb.

    Në këtë valutë, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga Serbia, si: paga, pensione dhe shtesa për fëmijë.

    Çfarë thonë qytetarët?

    Dushanka Kragovicc nga Mitrovica e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se priste që Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve t’u sillte përfitime qytetarëve, por se nuk është më optimiste.

    “Nuk e di… Deri më tani kam shpresuar se do të përmirësohet, por tani asgjë”, thotë ajo.

    Ajo shton se situata po përkeqësohet dhe tregon se nuk mund të marrë më pension nga buxheti i Serbisë.

    “Shpresoja se diçka do të përmirësohej, por asgjë. Jam vërtet e zhgënjyer. Unë jetoj sot për nesër”, thotë ajo.

    Sllavkoja thotë se qytetarët nuk e dinë se për çfarë po negociojnë politikanët, por, sipas tij, ata e dinë se nuk po jetojnë më mirë.

    “Kështu nuk ka qenë kurrë… nuk kemi përparim, as rinia nuk mund të punojë, as punë nuk ka. Jemi mbyllur këtu. Nuk e marrim dot as pensionin”, thotë ai.

    Ali Rexha nga Mitrovica e Jugut thotë se nuk ka pasur përparim në terren gjatë vitit të fundit dhe se qytetarët nuk ndjejnë ndonjë rezultat pozitiv të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

    “Nuk e di, për Zotin. Të gjithë janë bërë të mërzitshëm. Ne duam që të gjithë të jenë mirë, por politika…”, thotë ai.

    Sipas tij, është i nevojshëm një kompromis që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në paqe.

    Shpejtim Morina beson se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të normalizoheshin nëse do të nënshkruhej marrëveshja përfundimtare.

    “Nuk është edhe aq keq tani, por ne kemi nevojë për njohje reciproke”, thotë ai.

    Muhaxhiri: Marrëveshja mund të zbatohet vetëm me presion

    Sociologu dhe analisti Artan Muhaxhiri thotë se marrëveshja e vitit të kaluar u arrit “me shumë investime dhe vështirësi” dhe se u besua se palët do të jenë “mjaft të zgjuara” për të përfituar prej saj.

    “Megjithatë, realiteti ynë i ashpër politik jovizionar e ka transformuar atë në diçka krejt tjetër – një shenjë të mosgatishmërisë për të ecur përpara dhe simbol të ndërlikimeve ekstreme të dialogut”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

    Muhaxhiri thotë se marrëveshja mund të zbatohet në kapacitetin e saj të plotë vetëm “me presion të madh dhe të vazhdueshëm” nga SHBA-ja dhe BE-ja.

    Sipas tij, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë zgjodhën ta “bllokojnë” marrëveshjen përmes qëndrimeve populiste, porse në fund do të duhet të pranojnë gjithçka që refuzojnë.

    “Marrëveshja është përgatitur, hartuar, planifikuar, vlerësuar për shumë muaj. Versioni përfundimtar i saj synon ta strukturojë më qartë dhe ta pozicionojë në mënyrë institucionale pozitën e pakicës serbe në Kosovë, pasi të jetë rënë dakord për një formë dhe model kreativ të njohjes nga Serbia”, thotë Muhaxhiri.

    Beshiri: Kurti dhe Vuçivv pa vizion pajtimi

    Naim Leo Beshiri, nga Instituti i Beogradit për Çështje Evropiane, vlerëson se Bashkimi Evropian ka bërë gjithçka që ka mundur për të sjellë në tryezën e bisedimeve dy palë me pikëpamje jashtëzakonisht të kundërta, por se Kurti dhe Vuçiç, sipas tij, nuk kanë vizion se si t’i afrojnë dy popujt.

    Sipas tij, Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur shkurtin e kaluar, është marrëveshja më e mirë “që pala serbe mund ta bëjë”.

    Ai, gjithashtu, beson se Vuçicc duhet t’u thotë qartë qytetarëve të Serbisë se nuk ka më asnjë autoritet në Kosovë, në mënyrë që të mos ketë më rritje të tensioneve etnike dhe sulme si ai në Banjskë.

    “Në anën tjetër, fakti që kryeministri Kurti kërkon nënshkrim dhe vulë, tregon se ai, realisht, nuk dëshiron ta integrojë minoritetin serb brenda institucioneve të tij. Për të janë të pranueshëm vetëm serbët që e shohin të ardhmen e Kosovës me sytë e tij”, thotë Beshiri.

    Ai, po ashtu, e konsideron shqetësues faktin se Kurti nuk konsultohet me askënd për shumicën e vendimeve që, siç thotë, kanë ndikim në komunitetin serb.

    Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011./REL

    Lexo edhe:

    1. VIDEO/ Për herë të parë, një avion francez hodhi nga ajri furnizime mjekësore në Rripin e Gazës
    2. Irani mohon përfshirjen në vrasjen e tre ushtarëve amerikanë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    NATO mirëpret vendimin e Rumanisë për të dorëzuar sistemin “Patriot” në Ukrainë

    NATO mirëpret vendimin e Rumanisë për të dorëzuar sistemin “Patriot” në Ukrainë

    20/06/20241 Min Read

    Zelensky në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje për sigurinë

    27/05/20242 Mins Read
    Tërmeti në New York, pamje të pabesueshme nga Statuja e Lirisë

    Tërmeti në New York, pamje të pabesueshme nga Statuja e Lirisë

    05/04/20241 Min Read
    Mungesë globale e kakaos, paralajmërohet sërish rritje e çmimit të çokollatës

    Mungesë globale e kakaos, paralajmërohet sërish rritje e çmimit të çokollatës

    11/03/20242 Mins Read
    Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi nacional Kallpaq-Janinë

    Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi nacional Kallpaq-Janinë

    18/02/20241 Min Read
    Top Posts
    Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

    Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

    27/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë Maqedonia

    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    27/06/20252 Mins Read

    Kuvendi i RMV-së sot mbështeti projektligjin për punonjësit e sektorit publik, projektligjin për nëpunësit administrativë…

    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    Andonovski: Qeveria por përgatitet për regjistrim elektronik të popullsisë për vitin e ardhshëm

    27/06/2025
    Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

    Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

    27/06/2025
    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    DAP prezanton plartformën “E-fatura”: Do të ulet mundësia për krim financiar

    27/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ivanka Trump poston foto nga Venecia: Duke festuar historinë e dashurisë së miqve tanë

    Ivanka Trump poston foto nga Venecia: Duke festuar historinë e dashurisë së miqve tanë

    27/06/2025
    Nis projekti revolucionar për krijimin e ADN-së artificiale njerëzore

    Nis projekti revolucionar për krijimin e ADN-së artificiale njerëzore

    26/06/2025

    Pijet që rrisin imunitetin

    26/06/2025
    Me te lexuara
    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    27/06/2025
    Minçev paralajmëron tre ligje të reja në administratë: Punësimi do të bazohet në meritë

    Andonovski: Qeveria por përgatitet për regjistrim elektronik të popullsisë për vitin e ardhshëm

    27/06/2025
    Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

    Lamine Yamal do të trashëgojë fanellën me numrin 10 te Barcelona

    27/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.