
Nga Koalicioni VLEN në një konferencë për shtyp deklaroi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i qytetarëve, ndonëse parim kushtetues, për rreth 25 vite nuk është rregulluar me ligj të posaçëm.
Ata deklaruan se gjatë kësaj periudhe, siç u shpreh ai, sistemi ka funksionuar me “arnime” dhe pa një kornizë të qartë ligjore, gjë që ka krijuar hapësirë për keqpërdorime në punësime dhe trajtim të pabarabartë të qytetarëve.
“Pa ligj, ishte më e lehtë të manipulohej dhe të mbahej shqiptari peng me mashtrime. Shqiptarët kanë parë punësime pa meritë, përjashtime të padrejta dhe raste kur vendet e punës janë trajtuar si biznes politik,” thanë nga VLEN.
Shtuan se pas heqjes së mekanizmit të njohur si “balancuesi”, VLEN ka përgatitur një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili sipas tij vendos rregulla të qarta për të gjitha institucionet.
“Për herë të parë vendoset rregull për të gjithë dhe krijohet një trup koordinativ i udhëhequr nga një zëvendëskryeministër shqiptar, i cili do të monitorojë zbatimin e ligjit dhe do të kërkojë llogari,” deklaruan nga VLEN.
Shtuan se ligji nuk i shërben një partie të vetme, por synon, siç tha ai, garantimin e trajtimit të barabartë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët, duke shtuar se “koha e abuzimeve dhe deklarimeve të rreme duhet të marrë fund”.





