
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në muajin shkurt të vitit 2026 është zvogëluar për 10.3 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2025, thonë të dhënat e reja të entit shtetëror të statistikave. Gjatë muajit shkurt të vitit 2026 janë dhënë 244 leje ndërtimi.
E në të njëjtën kohë vlera e paraparë e objekteve është 14 476 578 mijë denarë, që është për195.4 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2025.
“Rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet deri në 132 MW, në territorin e Komunës së Shtipit, Komunës së Radovishit dhe Komunës së Karbincit”, thonë nga ESHS.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 173 ( 70.9 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 25 ( 10.2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 46 ( 18.9 %) për objektet për rindërtim.
“Nga gjithsej 244 të objekteve, tek 174 ( 71.3 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 70 (28.7 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste (ndërmarrjet private)”, thonë nga ESHS.
Sipas të dhënave, në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 309 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 36 919 m2.








