
Kryetarja e PLD-së dhe deputetja Monika Zajkova në intervistën për Alsat akuzon partitë e mëdha se po manipulojnë procesin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ndërsa të hënën pritet që në Ministrinë e Drejtësisë të formohet grup punues. Sipas saj çështja përsëritet, por pa ndryshim thelbësor.
“Të vetmen gjë që mund ta themi për atë çështje, ja kështu këtë ta vendosim në tavolinë dh të qëndrojë se partitë e mëdha manipulojnë. Pse e them atë këtë, sepse unë jam pjesë e grupit punues dhe grupi punues nuk filloi pasi nuk u siguruan kushtet bazike për fillimin e atij takimi. Të hënën vazhdojmë dhe sërish si material është dorëzuar vetëm rregullorja për punë, në të cilën formojmë grup-pune në Ministrinë e Drejtësisë, duhet të udhëheqë ministri, por ministri sikur dëshiron të përjashtohet nga udhëheqësia me grupin punues”, deklaroi Monika Zajkova, deputete e PLD-së.
Zajkova insiston që të ndryshohet modeli zgjedhor në njësi zgjedhore dhe me lista të hapura, pasi në atë mënyrë do të rritej përgjegjësia e deputetëve dhe do të zvogëlohej mundësia e zgjedhjes së deputetëve lojal ndaj liderit të partisë. Nga ana tjetër, Zajkova është kategorikisht kundër që pragu zgjedhor të jetë 5%.
“Asgjë nuk do të sjellë, nëse është pragu 5%, le ta bëjmë 15%. Propozimi ynë ishte që të jetë një njësi zgjedhore, pa prag zgjedhor, me qëllim që pragu në mënyrë të natyrshme të imponohet pasi ne shohim se ndër vite dalja bie, ndonjëherë varion, dhe duhet të krijohet një prag natyral dhe nëse flasim për prag atëherë duhet të jetë i arsyeshëm, diku 2 deri 3%”, tha Zajkova.
Zajkova gjithashtu tha se PLD ndër vite është angazhuar që të zvogëlohet numri i deputetëve nga 120 në 90, ndërsa plotësisht të rishikohet dhe formula me të cilën bëhen përllogaritjet për shpërndarjen e mandateve.




