
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nga 6 dhjetori filloi me fushatën e dytë vjetore për vaksinim oral të dhelprave dhe mishngrënësve të egër kundër sëmundjes së tërbimi.
Siç informojnë nga AUV, fushata do të zbatohet deri në fund të dhjetorit me spërkatje me aeroplan të kurtheve vaksinave nga aeroporti sportiv në Shtip, me mbështetje financiare nga Agjencia Ekzekutive Evropiane Shëndetësore dhe Digjitale (HADEA). Vlera e mbështetjes nga Agjencia për periudhë prej tre vjetëve për vaksinimin oral pranveror dhe vjeshtor është rreth 2,5 milionë euro.
Kurthet hidhen në gjithë territorin e shtetit, me përjashtim të vendeve të banuara, sipërfaqeve ujore dhe majave malore mbi 2.000 metra lartësi mbidetare, me çka do të hidhen rreth 450 mijë kurthe vaksinale. Fushata është paraparë të përfundojë në fund të dhjetorit të këtij viti varësisht nga kushtet e motit në teren.
Ju bëjnë thirrje qytetarëve që në ditët në vijim me kujdes të madh të lëvizin në natyrë, të kenë kujdes në komunikimin me kafshët, veçanërisht me dhelprat të cilat i afrohen vendbanimeve dhe të cilat nuk shfaqin frikë nga njerëzit dhe në asnjë rast të mos i prekin kurthet vaksinale, të cilat janë me ngjyrë kafe dhe ju ngjajnë kubeve nga çokollata.





