
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se një çift bashkëshortor nga Shkupi, gjatë ditës së djeshme kanë raportuar njëri-tjetrin për dhunë.
Raportin e parë e kishte bërë gruaja 35 vjeçe, ndërsa më vonë në mbrëmje, të njëjtën gjë e ka bërë burri 45 vjeç.
“Më 22.11.2025, rreth orës 13:00, në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare nga Shkupi raportoi se në shtëpinë familjare në zonën e Kisella Vodës, pas një zënke të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 45-vjeçar, i cili sipas saj, gjithashtu ia kishte marrë telefonin celular. Po ashtu, rreth orës 20:30, burri 45-vjeçar nga Shkupi raportoi se rreth orës 13:00 ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit”. thonë nga MPB.





