
Prokuroria themelore publike Gjevgjeli kumtoi se është dhënë Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi, të dyshuar për vepër penale “Sulm seksual dhe dhunim”. Sipas prokurorisë, ekziston dyshim themelor se më 19 nëntor, i dyshuari, me përdorimin e fuqisë dhe në kundërshtim me vullnetin e qartë të së dëmtuarës, e ka detyruar në marrëdhënie seksuale.
“Viktimën, me të cilën paraprakisht kanë qenë në lidhje më të gjatë, të cilën ajo e ka ndërprerë, e ka pritur para vendit të punës dhe e ka ftuar në veturë për të biseduar dhe ta dërgojë në shtëpi. Por në vend të kësaj, me automobilin ka kthyer në një rrugë tjetër dhe brenda në veturë e ka goditur nëpër fytyrë dhe i është kërcënuar se nuk guxon të ketë lidhje me dikë tjetër. Kur është ndalur, e dëmtuara ka dalë nga vetura, por ai me shuplaka dhe grushta e ka kthyer në veturë dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale, së cilës ajo vazhdimisht i është kundërshtuar”, qëndron në kumtesën e PPRMV-së.
Prokurori kompetent publik ka parashtruar propozim deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës themelore në Gjevgjeli për përcaktimin e masës paraburgim për të dyshuarin.





