
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski është në anën e kardiologut Sashko Kedev, i cili pati thënë se ka raste që në spitale private janë kryer intervenime të panevojshme , me qëllim fitimin. Sipas Mickoskit nëse një ekspert botëror si Kedevi thotë diçka të tillë, sigurisht se ka diçka në prapavijë.
“E di që Ministria ka formuar komisione, ato po punojnë, mesa jam i informuar në 8 raste. Kështu që, nuk do t’i lëmë asgjë rastësisë, secili që është pasuruar në korriz të qytetarëve, posaqërisht në shëndetësinë dhe shëndetin e qytetarëve, do të përgjigjet”, tha Hristijan Mickoski.
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu njoftoi se Komisioni vendor ka pasur dje mbledhje, ka përfunduar me tetë rastet e dyshuara, ndërsa ndërkohë kanë dalë edhe 5 raste të reja, të cilat do të vazhdojnë nga dita e martë. Kurse Komisioni i jashtëm ai tha se do të vazhdoj me punë pas zgjedhjeve.
Kradiologu Kedev para disa dite u shpreh se qëndron pas asaj që e ka thënë para ca kohe, se po bëhen operacione dhe stentime të panevojshme, pas çka ishte formuar komision prej ekspertëve vendorë dhe të huaj nga Sllovenia, Austria dhe Italia të cilët duhet të konfirmojnë nëse ka pasur keqpërdorime./Shenja/