
Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se në numrin e thirrjeve emergjente 112 në QMK është raportuar zhdukja e dy personave femra, shtetase polake, në shpatet e Vodnos.
“Pas marrjes së raportimit, nga ana e qendrës operative kujdestare të QMK menjëherë janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme për formimin e një ekipi special kërkimi, si dhe Kryqi i Kuq, pas çka ka filluar kërkimi, ndërsa një ekip për mbrojtje dhe shpëtim nga DMSH tashmë është nisur drejt lokacionit ku janë humbur personat”, thuhet në njoftimin e QMK-së.