
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi sërish se gjyqtarët dhe prokuororët nuk i meritojnë pagat që i kanë, mirëpo ai pajtohet që të rriten pagat e administratës së gjyqësorit dhe prokurorisë.
“Askush nuk është kundër ndryshimeve në Ligjin për sherbime në prokurori dhe gjyqsor, ato janë dy ligje. Për administratën, për të punësuarit në gjyqsor dhe prokurori do t’i rrisim pagat dhe do ta bëjmë këtë. Kjo është pjesë e bisedimeve që po i bëjmë me sindikatat dhe ne jemi të gatshëm që ta bëjmë këtë. Mospërputhja është pesë, shtatë me një, midis asistentëve dhe ndihmësve të tyre dhe vetë prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha Mickoski
Kryeministri Mickoski tha se problematika e mungesës së kuadrove në administratën e gjyqësorit dhe prokurorisë do të zgjidhet pas zgjedhjeve.