
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në kuadër të seancës së rregullt të 136-të, miratoi Plan për zbatimin e trajnimeve për anëtarët e këshillave zgjedhor me orar sipas të cilit do të mbahen ato, ndërsa do të fillojnë javën e ardhshme në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale.
Komisioni gjithashtu miratoi Vendimin për publikimin e përshkrimeve të të gjitha 3.480 vendvotimeve në vend. Pas marrjes së vendimit, Komisioni do t’i publikojë këto përshkrime në ueb faqe. Siç shpjegon kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko do të publikohet numri i saktë, adresa dhe vendndodhja e qendrave të votimit. Ka, tha ai, ndryshim të vogël në lidhje me disa qendra votimi ku ose është tejkaluar numri i mjaftueshëm prej 1.000 votuesish ose nuk i kanë përmbushur kërkesat. Ai shtoi se me kohë janë informuar komisionet komunale zgjedhore.
Anëtarët e Komisionit miratuan gjashtë draft- formularë për përmbledhjen dhe publikimin e rezultateve të Komisioneve komunale zgjedhore dhe Komisionit zgjedhor të Qytetit të Shkupit.
KSHZ miratoi gjithashtu kërkesat për vëzhgim të zgjedhjeve nga ODIHR për 24 votues dhe nga Shoqata për zhvillim rural Agroleader nga Krivogashani për pesë votues. Kondarko tha se miratimi i vëzhguesve bëhet në mënyrë të njëpasnjëshme në çdo mbledhje, pasi të arrijnë kërkesat. Ato mund të dorëzohen jo më vonë se 10 ditë para zgjedhjeve.
Anëtarët e Komisionit vendosën për kërkesat për përjashtim të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve zgjedhore komunale dhe Komisionit zgjedhor të Qytetit të Shkupit të paraqitura për arsye personale, shëndetësore ose për shkak të konfliktit të interesit. Janë shqyrtuar gjithsej 25 kërkesa për përjashtim, nga të cilat 24 janë pranuar për shkak të ekzistimit të bazës ligjore, ndërsa një është refuzuar.
Pas kësaj, Komisioni në vend të tyre zgjodhi rastësisht kërkesa të reja, të udhëhequra nga parimi i përfaqësimit të drejtë etnik dhe gjinor