
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë me shumicë votash vendosi të mos fillojë procedurë për vendimin e Qeverisë për përcaktimin e numrit të këshilltarëve komunalë, për të cilin ishin dorëzuar tri iniciativa.
Dorëzuesit, përfshirë Skender Rexhepi, Qenan Alija dhe deputetë nga Fronti Evropian, pretendojnë se Qeveria ka marrë vendim pa autorizim ligjor dhe në kundërshtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale, duke përdorur metodologji të shfuqizuar nga Regjistrimi 2021.
Sipas nismave, me këtë vendim shkelën nene të Kushtetutës dhe ligjeve, sepse numri i këshilltarëve nuk është përcaktuar bazuar në të dhëna zyrtare dhe ligjërisht të vlefshme.
Dorëzuesit theksojnë se Gjykata Kushtetuese tashmë ka shfuqizuar pjesë të Metodologjisë së regjistrimit, mbi të cilën bazohet vendimi qeveritar, që sipas tyre është argument kyç për shfuqizimin e tij.
“Ku flitet për diskriminim të supozuar, dhe më saktë vetëm në disa komuna ku shumica e popullsisë janë komunitete më të vogla etnike. Por kjo nuk është e saktë sepse në pjesën më të madhe të komunave ulet numri i këshilltarëve, si p.sh. Kratovë, Kriva Pallankë, Pehçevë, Strugë, Jagunocë, Novosellë, Qendër Zhupë, ndërsa nga ana tjetër ka rritje në disa komuna në numrin e këshilltarëve, dhe ato janë: Studeniçan, Karposh dhe Kisella Vodë. Këto janë elementët kryesorë që duhet të merren parasysh gjatë shqyrtimit të iniciativave. Kompetenca e Qeverisë buron nga Kushtetuta dhe ligji dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për ndonjë diskriminim”, tha Dobrilla Kacarska, Gjyqtare Kushtetuese./TV21/