
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot përmes një shorti përcaktoi numrat rendor të partive politike që do të kenë në listat zgjedhore.
Në zgjedhjet lokale të tetorit AKI do të ketë numrin 4, ndërsa VLEN 7, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Partia në pushtet OBRM-PDUKM do të ketë numrin 9, ndërsa LSDM-ja numrin 5.
1. Përvoja e Suksesit
2. ZNAM
3. Partia Demokratike e Serbëve
4. Aleanca Kombëtare për Integrim AKI
5. Koalicioni për Zgjedhjet Lokale 2025 – LSDM
6. Levica
7. Koalicioni Vlen
8. Koalicioni për të Ardhmen e Gjelbër
9. Koalicioni “Maqedonia Juaj” – OBRM-PDUKM.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet fillon të hënën, më 29 shtator, dhe përfundon më 17 tetor, 24 orë para zgjedhjeve. Qytetarët do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshillat më 19 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor./Telegrafi/