
Partia maqedonase në opozitë, LSDM, thotë se OBRM-PDUKM-ja ka bllokuar reformat në gjyqësor dhe e ka partizuar atë me familjarë. Sipas LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë bllokuar reformat në gjyqësor dhe rrjedhimisht drejtësinë në Maqedoni.
“Mickoski refuzoi të miratojë ligjet e nevojshme për reformë dhe tregoi se nuk ka ndërmend një gjyqësor të pavarur, por vetëm një gjyqësor të robëruar dhe të bindur, nën diktatin e OBRM-PDUKM. Gjithsej 12 ligje ishin planifikuar për vitin 2025, asnjë prej të cilave nuk është paraqitur në Parlament”.
“Në vend të reformave dhe një gjyqësori të pavarur, Mickoski e ka shndërruar gjyqësorin në një degë partiake, me gjyqtarë që janë bashkëshorte të kryetarëve të bashkive të tij dhe të afërm të partnerëve të tij të koalicionit”.
“Pa reforma të vërteta në gjyqësor dhe institucione të pavarura, nuk ka drejtësi. Kjo është arsyeja pse Mickoski duhet të heshtë dhe të mos e akuzojë LSDM-në për reforma që vetë nuk po i bën. SDSM u afrua, ofroi ndihmë për reformat, ofroi grupe të përbashkëta, OBRM-PDUKM refuzoi. Ky është një tregues i qartë se ata as nuk kanë interes dhe as nuk duan një gjyqësor të pavarur dhe efikas”, thonë nga LSDM.