
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot realizoi takim me punonjësit shëndetësorë.
Osmani tha se punonjësit shëndetësorë nuk duhet të jenë të ekspozuar ndaj asnjë lloj mobingu ose presioni politik, as gjatë procesit zgjedhor, as pas tij.
“Punonjësit shëndetësorë duhet të punojnë me dinjitet, lirshëm dhe pa frikë. Premtoj se do të jenë të mbrojtur nga presioni politik, tani, gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre. Integriteti ynë profesional është diçka që do ta ruajmë dhe ndërtojmë së bashku, me qëllim që të gjithë pacientët të marrin kujdes cilësor”, deklaroi Osmani.
Në takim u theksua se kushtet e punës në shëndetësi duhet të përmirësohen dhe se do të krijohen politika që do të sigurojnë kushte dinjitoze për të gjithë mjekët dhe stafin shëndetësor.