
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se ka interes për subvencione për blerjen e pajisjeve klimatike inverter që jepen nga ministria.
Sipas të dhënave të institucionit, deri më 12 shtator, janë pranuar gjithsej 3,954 aplikime në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.
“Nga këto, 2,375 aplikime janë dorëzuar nga amvisëri me të ardhura të ulëta dhe 1,579 nga amvisëri ku e vetmja e ardhur është pensioni. Ministria informon qytetarët se ka ende mundësi për të aplikuar – afati i fundit është 5 tetor 2025. Qytetarët që i përkasin kategorive të cenueshme dhe që plotësojnë kushtet mund të paraqesin aplikime deri në këtë datë. Aplikimet mund të dorëzohen përmes arkivave të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale ose online përmes faqes zyrtare: www.energy.gov.mk“.
“Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kualifikuar të përfitojnë nga mundësia dhe të aplikojnë para skadimit të afatit. Për këtë masë janë ndarë gjithsej 170 milionë denarë. Fondet do të përdoren për blerjen dhe instalimin e pajisjeve klimatike inverter 3.5 kW dhe klasit të energjisë A+, të cilat do të instalohen direkt në shtëpitë e përdoruesve. Me këtë program, Ministria riafirmon angazhimin e saj për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe uljen e varfërisë energjetike në vend”, thonë nga ministria.