
Pas shumë aktivitetesh gjatë gjithë ditës dhe gjithë natës, mund të them se kemi arritur ta lokalizojmë kryesisht zjarrin, njoftoi në rrjetet sociale kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.
“U derdhën më shumë se 100 kamionë me rërë, u derdh një sasi uji prej mbi 1.000 tonësh. Qëndruam në terren gjithë natën. Mirënjohja më e madhe për zjarrfikësit, kompanitë me përgjegjësi shoqërore që erdhën në ndihmë me makineri, Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Kryeministrin Hristijan Mickoski i cili personalisht koordinoi veprimet, Ministrinë e Brendshme, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjithë ata që ndihmuan në çfarëdo mënyre”, shkroi Stefkovski në një postim në Facebook.
Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për BNJVL-në, duke sqaruar se kanë qëndruar gjatë gjithë natës në terren.
Stefkovski shkruan se aktivitetet në terren do të vazhdojnë.