
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Duke filluar nga 3 shtatori 2025, për një periudhë prej 2 javësh, në rrugën Gostivar-Tetovë dhe anasjelltas nga pika e pagesës në Tetovë deri në pikën e pagesës në Gostivar, do të kryhen punime kërkimore ndërtimore, për shkak të të cilave trafiku do të kryhet sipas një regjimi të përkohshëm të trafikut.
LAMM poashtu njofton se ka filluar një fazë të re të aktiviteteve ndërtimore që nga 1 shtatori 2025, përkatësisht është vendosur një ndryshim i përkohshëm në regjimin e trafikut, semaforë të përkohshëm me kalim alternativ të automjeteve gjatë rehabilitimit të urës së Zdunjës (urës mbi lumin Vardar), rrugës shtetërore A2, seksionit Gostivar-Strazhë për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh.