
Mbrëmë rreth orës 18:00, Departamenti i Policisë së Kërçovës mori një njoftim se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës kanë humbur jetë dy të mitura.
Nga MPB sot kanë dhënë detaje të reja rreth aksidentit tragjik.
“Më 21.08.2025 në orën 18:05, në DPB Kërçovë u raportua se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës, një e mitur 15-vjeçare nga fshati Kolibari, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Kërçovës, humbi kontrollin dhe katërçikleta doli nga rruga.
E mitura dhe pasagjerja e saj e mitur nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, vdiqën nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit.
Vdekja është konstatuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve u dërguan për autopsi”, thonë nga MPB.
Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga policia e Kërçovës./Telegrafi/
Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura appeared first on Telegrafi.