
MPB njofton se ka ndaluar një 27-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë”.
“Më 21.08.2025, Sektori për Krimin Kibernetik në kuadër të MPB-së ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër F.M. (27) nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë”.
Pas marrjes së informacionit nga policia në Gjermani për një hetim për abuzim seksual të fëmijëve dhe posedim dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, si dhe faktit se bëhej fjalë për një profil në aplikacionin “Telegram”, me numër telefoni dhe adresë IP nga Republika e Maqedonisë, Sektori për Krimin Kibernetik i Ministrisë së Brendshme ndërmori masa dhe aktivitete për mbledhjen e provave, dhe pas identifikimit të përdoruesit, më 20.08.2025, pas marrjes së një Urdhri nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit për bastisje të një shtëpie dhe ambienteve ndihmëse, një Urdhri për bastisje të një sistemi kompjuterik dhe të dhënave kompjuterike dhe një Urdhri për sekuestrim të përkohshëm të të dhënave kompjuterike, policia nga Sektori për Krimin Kibernetik ka kryer bastisje në shtëpinë e F.M. (27), gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan sende për procedura të mëtejshme.
F.M. u ndalua në Stacionin Policor të Gazi Babës dhe u njoftua Prokurori Publik për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Ndalohet një 27-vjeçar nga Shkupi, dyshohet për “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë” appeared first on Telegrafi.