
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva u bënë thirrje institucioneve që të raportojnë automjetet zyrtare te KSHPK.
“Apelojmë deri te të gjitha institucionet që të dorëzojnë numrin e automjeteve zyrtare”, tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas njoftimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) se në Regjistrin e automjeteve të organeve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike apo subjekteve të tjera juridike që menaxhojnë kapital shtetëror kanë raportuar të dhëna për 1.916 automjete.
Miteva siguroi se do të respektohet afati për shënimin me ngjyrë të targave të automjeteve zyrtare.
Afati për dorëzimin e të dhënave për numrin, markën e automjetit, vitin e prodhimit, targat dhe gjendjen teknike në KSHPK përfundon më 18 gusht. Nëse subjektet juridike nuk i dorëzojnë të dhënat për automjetet që kanë në dispozicion brenda afatit të përcaktuar, KSHPK-ja do të nisë procedurë kundërvajtëse brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e të dhënave.
Sipas vendimit të Qeverisë, deri më 15 të muajit të ardhshëm të gjitha automjetet zyrtare duhet të pajisen me targa speciale me ngjyrë të kuqe. Parashihet gjithashtu të krijohet një regjistër i posaçëm për automjete shtetërore, i cili do të mundësojë evidencë të saktë për vendndodhjen dhe përdorimin e secilit automjet zyrtar.
Qeveria e RMV-së u bënë thirrje institucioneve të raportojnë numrin e automjeteve zyrtare në KSHPK appeared first on Telegrafi.