
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në dy raste të ndryshme, kanë kapur drogë në Koçan.
Nga MPB shtojnë se të ndaluarit janë mbajtur në stacion policor dhe në bashkëpunim me prokurorin publik është zhvilluar bisedë zyrtare me ta, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
“Më 18.08.2025, rreth orës 15:40 në Koçan, policia arrestoi B.D. (22) nga Koçani. Në zonën industriale, gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit BMW me targa të Koçanit që ai drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, një grimcues i mbushur me marihuanë dhe një peshore digjitale. Më vonë, me urdhër gjykate, u krye bastisje edhe në shtëpinë e tij, ku u gjetën sasi shtesë marihuane dhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me vepra penale.
Po ashtu, më 18.08.2025 rreth orës 22:00 në fshatin Grdovcë, Koçan, policia arrestoi G.P. (32) dhe A.A. (29), të dy nga Vinica. Gjatë kontrollit të një automjeti Volkswagen Golf me targa zvicerane, që drejtohej nga G.P. dhe ku pasagjer ishte A.A., policët panë se pasagjeri hodhi nga dritarja një pako me marihuanë, e cila u gjet dhe u sekuestrua. Në automjet u gjetën gjithashtu substancë e bardhë pluhuri, marihuanë dhe një grimcues”, thonë mes tjerash nga MPB.
Bastisje në Koçan, zbulohen lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.