
BDI sot ka akuzuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami se po keqpërdor punëtorët e NPK “Tetova” duke ju dhënë kontrata të përkohshme pune.
Po ashtu nga atje thonë se Kasami ka punësuar 60 aktivist partiak me kontrata pune.
“Viktimë e radhës janë punëtorët e NPK “Tetova” të cilëve u jepen kontrata pune afatshkurtre mu në prag të zgjedhjeve lokale.
Nga atje thonë se gjendja në NPK “Tetova” është alaramante.
“Në ndërmarrjen publike ka 93 punëtorë të rregullt. Megjithatë këtyre punëtorëve nuk iu është paguar në mënyrë të rregullt sigurimet shëndetësore dhe pensionale për 18 muaj. Borxhet ndaj punëtorëve janë të mëdha, vetëm në vitin 2024 borxhi ndaj tyre ka arritur 25 milionë denarë për tatime dhe kontribute të papaguar”, thonë nga BDI.
Nga atje u bëjnë thirrje punëtorëve që të mos bien pre ndaj mashtrimeve të Bilall Kasamit dhe të qëndrojnë të vendosur në kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës./Telegrafi/
BDI: Kasami se po keqpërdor punëtorët e NPK “Tetova” me kontrata pune appeared first on Telegrafi.