
Një autobus i Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP) u përfshi nga flakët sonte në Qendrën e Transportit nën Stacionin Hekurudhor në Shkup, ndërsa pamjet u publikuan nga mediat online.
Videoja e shkurtër tregon tym që del nga disa vende në pjesën e pasme të autobusit.
Ndryshe, disa javë më parë, një autobus i NTP-së u përfshi gjithashtu nga flakët, kurse shoferja u shtrua në spital për shkak të thithjes së tymit.
Digjet një autobus i NTP-së në Shkup appeared first on Telegrafi.