
Shira, reshje dhe bubullima na sot dhe dy ditët e ardhshme, ku pritet të bien 15 litra për metër katror në një kohë të shkurtër, njofton Enti Hidrometeorologjik. Temperaturat maksimale do të variojnë nga 25 deri në 32 gradë.
“Do të kemi mot të ndryshueshëm me vranësira, mjaft të paqëndrueshëm, në disa vende me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, lokalisht do të kemi procese më intensive, në formën e një stuhie me shira më të bollshëm në një kohë të shkurtër. Lokalisht, pritet të bien 15 litra për metër katror”, deklaroi Julijana Fidanoska Mishkoska – sinoptike kujdestare.
Reshjet intensive të paralajmëruara gjatë ditës së sotme dhe nesër në zonat urbane mund të shkaktojnë përmbytje, thotë Atanas Ugrinoski, udhëheqës i departamentit të parashikimit hidrometeorologjik.
“Reshjet kaq intensive të shiut që janë paralajmëruar dhe priten gjatë orëve të pasdites së sotme dhe nesër, mund të shkaktojnë rrjedhje të shpejtë të ujit në zonat urbane për shkak të intensitetit të tyre të fortë dhe pamundësisë së kanalizimit atmosferik për ta kulluar atë ujë”, u shpreh Atanas Ugrinski / udhëheqës i Departamentit të Parashikimit Hidrologjik.
Temperaturat pritet të rriten gjatë fundjavës, duke arritur në 39 gradë. Ndryshimi drastik i motit shkakton simptoma të të përzierave, depresionit, marramendjes, dhimbjes së kokës, migrenës, presionit të lartë ose të ulët të gjakut, dobësisë së përgjithshme fizike dhe lodhjes së pashpjegueshme tek njerëzit.
Ndryshim i motit sot dhe nesër, sinoptikët njoftojnë për mot të paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm appeared first on Telegrafi.