
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe pak më i freskët, me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga veriperëndimi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 35 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.
Nga e shtuna, do të vijë një periudhë moti me diell dhe shumë të ngrohtë me rritje të temperaturave ditore.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.