
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar klubin e basketbollit “Trepça” për fitoren e kupës së Kosovës.
Ai ka publikuar disa fotografi nga festa e ekipit. Mes tyre Kurti e ka publikuar një foto me kryetarin e MItrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Trepça kampione përsëri!. Titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për minatorët e Mitrovicës që po vazhdojnë të dominojnë basketbollin vendor. Përgëzime KB Bashkimit! Finalist dinjitoz që përkundër humbjes, i dha hijeshi kampionatit të sivjetëm me rivalitet të fortë. Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores.”, ka shkruar ai.
Kurti publikona fotografi nga festa e Trepçës, mes tyre edhe një me Bedri Hamzën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.