
Dafina Zeqiri ka bërë një lajm të bukur për fansat e saj, duke publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Për Ty”.
Ky është një dedikim i veçantë për djalin e saj të ardhshëm, pasi këngëtarja ka zbuluar së fundmi se është shtatzënë dhe do të bëhet nënë e një djali.
Dafina ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shkruante: “Për ty, djali im”, duke e shpërndarë me shumë dashuri këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj.
Kënga është një dedikim për fëmijën që do të vijë në jetën e saj, dhe flet për emocionet dhe dashurinë që ndien për të.
“Për Ty”, Dafina Zeqiri i dedikon këngë djalit të saj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.