Close Menu
    What's Hot

    Mbappe në dyshim për ndeshjen e Realit ndaj Al-Hilalit

    17/06/2025

    Vitaminat e nevojshme gjatë verës

    17/06/2025

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Sot në Shkup zhvillohet takim i Komisioneve të Përbashkët për Histori

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Mexhiti: Kemi mbyllur 226 faqe që kanë ofruar shërbime për kazino online

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës

      13/06/2025

      Mbappe në dyshim për ndeshjen e Realit ndaj Al-Hilalit

      17/06/2025

      Vitaminat e nevojshme gjatë verës

      17/06/2025

      Benefitet e Vitaminës D

      17/06/2025
      Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

      Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

      17/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Sport»FIFA: Arabia Saudite do të jetë organizatore e Kupës së Botës 2034
    Sport

    FIFA: Arabia Saudite do të jetë organizatore e Kupës së Botës 2034

    11/12/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    FIFA: Arabia Saudite do të jetë organizatore e Kupës së Botës 2034
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    FIFA: Arabia Saudite do të jetë organizatore e Kupës së Botës 2034

    FIFA ka konfirmuar se Arabia Saudite do të jetë organizatore e Kupës së Botës 2034. Kjo është arritja më e fundit e mbretërisë së pasur në naftë, e cila ka bërë shpenzime masive për sportet të nxitura nga Princi i kurorës Mohammed bin Salman.

    Vendimi vjen pas një periudhe 15-mujore përgjithësisht jotransparente, gjatë të cilës presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e orientoi procesin drejt Arabisë Saudite pa një vend tjetër kandidat dhe pa pranuar pyetje.

    Sipas grupeve të të drejtave të njeriut vendimi do të vendosë në rrezik jetët e punëtorëve emigrantë. FIFA dhe zyrtarët sauditë thonë se organizimi i kupës 2034 do të përshpejtojë ndryshimin, duke sjellë ndër të tjera edhe më shumë liri dhe të drejta për gratë.

    Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë mikpritës të përbashkëta të turneut të vitit 2030, ka konfirmuar FIFA. Tre ndeshje në turneun e vitit 2030 do të zhvillohen gjithashtu në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai për të shënuar 100 vjetorin e kompeticionit.

    Mikpritësit për të dy Kupat e Botës u konfirmuan në takimin e jashtëzakonshëm të Kongresit të FIFA-s. Të 211 vendet anëtare të FIFA-s u përfaqësuan në takim përmes një takimi në internet të organizuar nga zoti Infantino në Zyrih.

    Vendimi për t’i dhënë Arabisë Saudite, Kupën e Botës 2034 pritet të sjellë gati një dekadë vëmendje të shtuar ndaj ligjeve saudite të punës dhe trajtimin e punëtorëve, përgjithësisht nga Azia Jugore, që nevojiten për të ndërtuar dhe përmirësuar 15 stadiume, së bashku me hotele dhe rrjete transporti, përpara mbajtjes së kupës me 104 ndeshje.

    Një prej stadiumeve është planifikuar të jetë 350 metra mbi nivelin e tokës në Neom – një qytet modern që nuk ekziston ende – dhe një tjetër që do të ketë emrin e princit të kurorës, është projektuar të ndërtohet në një kodër 200 metra të lartë pranë Riadit.

    Gjatë procesit, FIFA pranoi një shqyrtim të kufizuar të gjendjes së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, që u kritikua gjerësisht këtë vit në Kombet e Bashkuara.

    Aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut saudite dhe ndërkombëtare e paralajmëruan FIFA-n se nuk ka nxjerrë mësime nga përgatitjet shumë të kritikuara të Katarit për të organizuar Kupën e Botës 2022.

    Mbretëria planifikon të shpenzojë dhjetëra miliarda dollarë për projekte të lidhura me Kupën e Botës, në kuadrin e projektit të gjerë të princit të kurorës, Vizioni 2030, që synon të modernizojë shoqërinë dhe ekonominë saudite. Në thelb të projektit janë shpenzimet për sportet nga Fondi për Investimet Publike prej 900 miliardë dollarësh, të mbikëqyrur nga princi. Kritikët e kanë quajtur një “pastrim nëpërmjet sporteve” të reputacionit të mbretërisë saudite.

    Princi ka ngritur lidhje të afërta pune me zotin Infantino që nga viti 2017, duke zgjedhur përafrimin në vend të konfrontimit, siç ndodhi gjatë projektit të debatueshëm të golfit LIV.

    Rezultati për Arabinë Saudite dhe FIFA-n ishte përparimi pa pengesa drejt miratimit të organizimit të Kupës së Botës 2034, me kundërshti të pakëta nga zyrtarët e futbollit dhe përgjithësisht nga lojëtaret e futbollit për gratë. Investimet e vazhdueshme saudite për futbollin ndërkombëtar pritet të rriten.

    FIFA krijoi një kategori të re më të lartë sponsorësh për Kupën e Botës, për firmën shtetërore të hidrokarbureve Aramco. Gjithashtu, financimet saudite pritet të mbështesin Kupën e Botës 2025 në Shtetet e Bashkuara, një projekt në të cilin është përfshirë personalisht zoti Infantino.

    CONCACAF, një konfederatë për futbollin në Amerikën Veriore, nënshkroi një kontratë disavjeçare me Fondin saudit të Investimeve Publike. Stadiumet saudite mirëpresin organizimin e lojërave për Italinë dhe Spanjën për kampionatin Super Cup, si dhe gati 50 federata anëtare të FIFA-s kanë nënshkruar marrëveshje me federatat saudite.

    Klubet saudite të futbollit, në pronësi të Fondit të Investimeve Publike, kanë bërë shpenzime të mëdha gjatë dy viteve të fundit për blerjen dhe pagesat e lojëtarëve si Cristiano Ronaldo, Neymar, Karim Benzema dhe Sadio Mane, duke futur kështu qindra miliona dollarë në futbollin evropian.

    Kjo influencë ka qenë thelbësore gjatë bisedimeve për të rënë dakort se në cilët muaj do të zhvillohet Kupa e Botës 2034. Periudha nëntor-dhjetor që u shfrytëzua nga Katari në vitin 2022 për të shmangur të nxehtin ekstrem të verës, komplikohet për vitin 2034 nga muaji i shenjtë i Ramazanit që vazhdon deri në mesin e dhjetorit. Gjithashtu, në atë periudhë Riadi pritet të organizojë edhe Lojërat Aziatike.

    Një opsion i mundshëm dhe ndoshta më i përshtatshëm për klubet dhe kampionatet evropiane do të ishte janari 2034, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se nuk shikon probleme për shkak të afërsisë me mbajtjen në shkurt 2034 të Lojërave Dimërore Olimpike në Salt Lake City, Utah, të Shteteve të Bashkuara. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka arritur dhe një marrëveshje të rëndësishme komerciale me Arabinë Saudite për organizimin e Lojërave të reja Olimpike Esports./VOA

    FIFA: Arabia Saudite do të jetë organizatore e Kupës së Botës 2034 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Ekipi i njohur anglez ofron 7 milionë euro për Rashicën, Besiktas nuk do largimin e tij
    2. Bayerni e sheh Hernandezin si zëvendësues të Alphonso Davies
    sporti
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Sylvinho ndryshon listën, katër lojtarë përfundojnë në tribunë, rikthehen Daku dhe Mersinaj

    Sylvinho ndryshon listën, katër lojtarë përfundojnë në tribunë, rikthehen Daku dhe Mersinaj

    19/11/20241 Min Read
    Dalin pamjet, mësohet pse u përjashtua nga loja trajneri i Sllovenisë

    Dalin pamjet, mësohet pse u përjashtua nga loja trajneri i Sllovenisë

    02/07/20241 Min Read
    “Euro 2024”: Tifozët do të ndëshkohen me 5 mijë euro në rast se veshin fanella fallco

    “Euro 2024”: Tifozët do të ndëshkohen me 5 mijë euro në rast se veshin fanella fallco

    15/06/20241 Min Read
    Ballkani-Drita, super përballja e fundjavës në Superligë

    Ballkani-Drita, super përballja e fundjavës në Superligë

    19/04/20242 Mins Read
    Xhaka realizon supergol, pastaj shtiret si i lënduar

    Xhaka realizon supergol, pastaj shtiret si i lënduar

    23/02/20241 Min Read
    Top Posts

    Vitaminat e nevojshme gjatë verës

    17/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni

    Mbappe në dyshim për ndeshjen e Realit ndaj Al-Hilalit

    17/06/20252 Mins Read

    Në një zhvillim shqetësues për Real Madridin, gazetari Edu Aguirre nga El Chiringuito TV raporton…

    Vitaminat e nevojshme gjatë verës

    17/06/2025

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/2025
    Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

    Mësohet arsyeja se pse Ronaldo i lyen me ngjyrë të zezë thonjtë e këmbëve

    17/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne

    Vitaminat e nevojshme gjatë verës

    17/06/2025

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/2025

    Mjeku nga Kalifornia pranon fajësinë, i shpërndau ketaminë Matthew Perry-t

    17/06/2025
    Me te lexuara

    Mbappe në dyshim për ndeshjen e Realit ndaj Al-Hilalit

    17/06/2025

    Vitaminat e nevojshme gjatë verës

    17/06/2025

    Benefitet e Vitaminës D

    17/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.