Close Menu
    What's Hot
    VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

    VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

    28/03/2026
    Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

    Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

    28/03/2026
    Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

    Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

    28/03/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      28/01/2026
      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      28/01/2026
      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      28/01/2026
      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      28/01/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

      VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

      28/03/2026
      Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

      Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

      28/03/2026
      Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

      Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

      28/03/2026
      RMV dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një dialog strategjik në Uashington më 7 prill

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      28/01/2026
      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      28/01/2026
      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      28/01/2026
      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      28/01/2026
      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      28/01/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Sport»Kurti vizion kombëtaren e Kosovës, i përgëzon lojtarët për qëndrimin parimor ndaj Rumanisë
    Sport

    Kurti vizion kombëtaren e Kosovës, i përgëzon lojtarët për qëndrimin parimor ndaj Rumanisë

    17/11/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Kurti vizion kombëtaren e Kosovës, i përgëzon lojtarët për qëndrimin parimor ndaj Rumanisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Kurti vizion kombëtaren e Kosovës, i përgëzon lojtarët për qëndrimin parimor ndaj Rumanisë

    Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë te Kombëtarja e Kosovës, duke dhënë mbështetjen e tij dhe të qeverisë për futbollistët, stafin dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

    Kjo vizitë e kreut të Qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitija, vjen si një gjest solidariteti dhe mirënjohjeje për qëndrimin parimor të Kombëtares në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht kundër Rumanisë, ku futbollistët dhe Federata refuzuan të vazhdojnë lojën pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë.

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e tij, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale për Kombëtaren e Kosovës.

    Kurti: Qëndrim parimor, i drejtë dhe i dobishëm për Kosovën

    Gjatë fjalimit të tij kryeministri Kurti e vlerësoi qëndrimin e lojtarëve dhe të federatës si parimor, të drejtë e të dobishëm për vendin dhe futbollin:

    “Është kënaqësi dhe nder që takohemi sot bashkë. Së pari duhet të ju përgëzoj për lojën e shkëlqyeshme që e keni bërë në Bukuresht, ku keni dominuar në fushën e gjelbër, dhe në të njëjtën kohë të shpreh solidaritetin tonë të plotë me qëndrimin që keni mbajtur aty. Ai është qëndrim parimor, i drejtë dhe i dobishëm, edhe për Kosovën, edhe për futbollin, edhe për secilin qytetar të vendit tonë, i cili është ndier i përfaqësuar me deklaratën dhe qëndrimin e kapitenit Amir Rrahmani, për çka ju përgëzoj e ju falënderoj nga zemra”, tha Kurti.

    Kryeministri tutje vuri theksin te rëndësia e drejtësisë dhe unitetit përballë sfidave të tilla:

    “Nuk është hera e parë që po na ndodhë një situatë e tillë. Thirrje shoviniste kundër Kosovës dhe shqiptarëve, thirrje raciste kundër lojtarëve tanë dhe popullit tonë kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Vetëm se tash është mbushur kupa. Dhe nuk ka vend në kupë për më shumë sulme të tilla denigruese që janë të papranueshme në botën e civilizuar. Kur kjo ndodh në një shtet i cili ende nuk na ka njohur, gjithçka bëhet edhe më e rëndë”, shtoi kryeministri.

    Ai premtoi mbështetje institucionale dhe përfshirje në arenën ndërkombëtare për të luftuar sjelljet e tilla:

    “Si Qeveri e Republikës së Kosovës, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bëjmë gjithçka që këtë betejë ta vazhdojmë edhe në arenën ndërkombëtare politike e diplomatike, por edhe në aspektin ligjor e juridik, në mënyrë që UEFA dhe FIFA t’i dënojnë ata që e meritojnë”, nënvizoi shefi i ekzekutivit kosovar.

    Në fund të fjalimit të tij, kryeministri Kurti citoj deklaratën e kapitenit Amir Rrahmani pas ndeshjes: “Po e përfundoj këtë fjalë timen duke e cituar Amir Rrahmanin saktësisht.

    “Dua t’i bëj thirrje UEFA-s dhe FIFA-s të mos lejojnë këso gjëra. Kosova ka pasur të kaluar të vështirë, luftë masakra e gjithçka, s’ka qenë e lehtë të arrihet këtu, andaj meritojmë respekt. Të gjithë duhet ta dijnë se Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri, Kaq, këtu mbaron”. Me këtë qëndrim të tij kapiteni ynë Amir Rrahmani ka treguar se anija e jonë e përbashkët është shtetërore, kombëtare e sportive, e nuk është tregtare apo revizioniste qysh duan disa kryeqendra tjera të vendeve autoritare, e posaqërisht fqinji ynë armik e agresiv në veri të shtetit tonë të dashur. Unë nuk di të luaj aq mirë futboll, p.sh. kryetari i Kuvendit (Glauk Konjufca) luan shumë më mirë se unë, por përndryshe sa i përket këtij qëndrimi e kishim bërë një rrokadë me Amir Rrahmanin. Ai me këtë qëndrim do të mund të ishte taman kryeministër, por fatkeqësisht unë nuk mund ta zëvendësoj atë në ndeshjet e futbollit. Edhe një herë ju them se nuk bën të kemi dilemën as më të vogël për drejtësinë e qëndrimit dhe vendimit tuaj për të cilin po e ritheksoj e keni mbështetjen tonë të plotë, të pakursyer e të parezervë”, tha Kurti, i cili në shaka theksoi se sikur presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ashtu edhe ministri Çeku e paralajmëruan para takimit se duhet të jemi preciz me kohën sepse e kemi trajnerin gjerman, dhe minutat janë 60 sekonda e jo më shumë.

    Në fund të vizitës, kryeministri nuk harroi pa uruar edhe Kombëtaren U19 për suksesin e arritur kundër kampionit në fuqi, Spanjës.

    “Besoj që duhet t’ia urojmë njëri-tjetrit edhe fitoren e ekipit tonë kombëtar U19 ndaj kampionit aktual evropian Spanjës, 4:3, që tregon se talenti, zelli ynë e dëshira për fitore vazhdon të ngadhnjejë. Por, tash kemi nevojë për drejtësi”, ka përfunduar Kurti.

    Në emër të futbollistëve foli sulmuesi Vedat Muriqi, i cili e falënderoi kryeministrin për mbështetjen e tij dhe shtoi:

    “Na keni nderuar me këtë vizitë. Siç thatë edhe ju, ka qenë një natë e vështirë për ne, por besoj se kemi marrë një vendim të duhur ne si futbollistë dhe federata jonë. Jemi prekur emocionalisht dhe moralisht aty, për shkak të asaj kemi marrë vendim të mos dalim në fushë, duke e ditur se ju do të na përkrahni. Ju falënderoj në emër të lojtarëve për mbështetjen dhe çdo gjë që keni bërë për Republikën e Kosovës”.

    Foda: Racizmi nuk ka vend në stadium, Kosova është Kosovë

    Trajneri i Kombëtares, Franco Foda, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Qeverisë dhe vuri në pah rëndësinë e solidaritetit në momente të tilla:

    ” Për neve është e rendësishme që e kemi mbështetjen nga ju. Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rendësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë. Më e rendësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium. Për këtë është e rendësishme që një shtet të vogël si Kosova të qëndrojmë të bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”.

    Kurti vizion kombëtaren e Kosovës, i përgëzon lojtarët për qëndrimin parimor ndaj Rumanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Synimi për të luajtur në Premierligë, Muriqi: Derisa të më thonë se nuk më duan më, nuk do të largohem prej këtu
    2. Kosova merr pjesë me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian
    sporti
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Jashari: Jam i lumtur për golin, nuk mendoj se ishte karton i kuq

    Jashari: Jam i lumtur për golin, nuk mendoj se ishte karton i kuq

    18/11/20241 Min Read
    Kosova kalon në epërsi ndaj Lituanisë, shënon Jashari

    Kosova kalon në epërsi ndaj Lituanisë, shënon Jashari

    18/11/20241 Min Read
    Kosova pëson rënie në FIFA, Shqipëria s’lëviz

    Kosova pëson rënie në FIFA, Shqipëria s’lëviz

    18/07/20242 Mins Read
    Penalltitë përcaktojnë fituesen mes Portugalisë dhe Sllovenisë

    Penalltitë përcaktojnë fituesen mes Portugalisë dhe Sllovenisë

    01/07/20241 Min Read
    Sylvinho: Jemi gati, do të jetë bukur të luajmë në një stadium kuqezi

    Sylvinho: Jemi gati, do të jetë bukur të luajmë në një stadium kuqezi

    14/06/20241 Min Read
    Top Posts
    VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

    VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

    28/03/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë Maqedonia

    VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

    28/03/20262 Mins Read

    Nga VLEN përmes një komunikate thonë se në një kohë kur dinjiteti i punës shpesh…

    Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

    Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

    28/03/2026
    Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

    Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

    28/03/2026
    RMV dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një dialog strategjik në Uashington më 7 prill

    RMV dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një dialog strategjik në Uashington më 7 prill

    28/03/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    28/01/2026
    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    28/01/2026
    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    28/01/2026
    Me te lexuara
    VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

    VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

    28/03/2026
    Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

    Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

    28/03/2026
    Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

    Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

    28/03/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.