Close Menu
    What's Hot
    Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

    Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

    18/03/2026
    Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

    Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

    18/03/2026
    Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

    Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

    18/03/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      28/01/2026
      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      28/01/2026
      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      28/01/2026
      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      28/01/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

      Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

      18/03/2026
      Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

      Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

      18/03/2026
      Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

      Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

      18/03/2026
      Klekovski: Qytetarët do të blejnë ilaçe me çmime më të lira

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      28/01/2026
      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      28/01/2026
      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      28/01/2026
      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      28/01/2026
      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      28/01/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Sport»Analizë: Shorti i garave europiane, këta janë kundërshtarët që ‘i do’ Rahoveci në raundin tjetër
    Sport

    Analizë: Shorti i garave europiane, këta janë kundërshtarët që ‘i do’ Rahoveci në raundin tjetër

    28/10/20248 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Analizë: Shorti i garave europiane, këta janë kundërshtarët që ‘i do’ Rahoveci në raundin tjetër
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Analizë: Shorti i garave europiane, këta janë kundërshtarët që ‘i do’ Rahoveci në raundin tjetër

    Kanë mbetur edhe 32 ekipe në kompeticionin e garave evropiane në hendboll, EHF European Cup. Ky është kompeticion i rangut të tretë në hendboll (ngjashëm me UEFA Conference League në futboll) dhe kompeticion ku klubet nga Kosova marrin pjesë rregullisht.

    Në fakt, për dallim nga futbolli, hendbolli e ka një sistem krejt tjetër për Ligë të Kampionëve. Nuk është aq i hapur dhe vetëm disa shtete kanë qasje në fitimin e vendeve të garantuara për pjesëmarrje. Pra, vetëm pse e fiton ligën, nuk do të thotë që do të jesh pjesëmarrës në Ligë të Kampionëve.

    Nga Kosova, Besa Famgas është ekip që merr pjesë rregullisht në EHF European Cup. Ekipi pejan sivjet është eliminuar në raundin e dytë, ndërsa ekipi tjetër që po merr pjesë në këto gara është KH Rahoveci. Për Rahovecin, që sezonin që lamë pas u shpall kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit, është vetëm pjeësmarrja e dytë në këto gara.

    ‘Vreshtarët’ u eliminuan para dy sezoneve në raundin e dytë nga ekipi çek, Karvina. Sivjet, e kaluan kampionin e shumëfishtë belg, Bocholt dhe kaluan në raundin e tretë. Edhe Besa Famgas më së largu ka shkuar në raundin e tretë. Kjo do të thotë se në rast të fitores eventuale në raundin që vjen, Rahoveci do të shkruante histori në hendbollin kosovar, duke u bërë ekipi i vetëm që shkon në mesin e 16 më të mirave në kuadër të EHF European Cup.

    Si arrihet kjo?

    Nesër, në ora 11:00 do të mbahet shorti për 1/16 e finales apo raundin e tretë të EHF European Cup. Ekipet janë ndarë në dy vazo dhe Rahoveci është në vazon e dytë.

    Duke qenë se në vazon e parë është edhe ekipi serb, Partizan dhe se EHF ka rregullore si shumica e sporteve që ekipet e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndeshen mes vete, Rahoveci nuk do të mund të bie me Partizanin dhe për më tepër, pikërisht për këtë shkak do ta mësojë i pari kundërshtarin.

    Kjo është lista e kundërshtarëve të mundshëm të Rahovecit:

    Handball WEST WIEN (Austri)
    HC Izvidac (Bosnje dhe Herzegovinë)
    HK FCC Mesto Lovosice (Çeki)
    AEK Athens HC (Greqi)
    Olympiacos SFP (Greqi)
    Haukar (Island)
    Drammen HK (Norvegji)
    ØIF Arendal (Norvegji)
    CS Minaur Baia Mare (Rumani)
    MRK Krka (Sloveni)
    RK Celje Pivovarna Laško (Sloveni)
    RK Jeruzalem Ormoz (Sloveni)
    Pfadi Winterthur Handball (Zvicër)
    MSK Povazska Bystrica (Sllovaki)
    Besiktas (Turqi)

    Le t’i analizojmë ata një nga një.

    Handball WEST WIEN (Austri)

    Një nga kundërshtarët që Rahoveci do të konsiderohej me fat nëse i bie. ëest ëien për momentin është e parafundit në Superligën Austriake të hendbollit me vetëm një fitore. Ka marrë pjesë 7 herë në garat europiane të këtij niveli, herën e fundit në sezonin 2021/22, ku u eliminua në raundin e parë. Më së largu ka shkuar në 16 ekipet e fundit në sezonin 2020/21. është 6 herë kampion i Austrisë dhe 3 herë fitues i kupës.

    HC Izvidac (Bosnja dhe Hercegovina)

    Izidivac është 9 herë kampion i Bosnje dhe Hercegovinës dhe për momentin në pozitën e parë në tabelë në këtë shtet. është ekip me përvojë të madhe në garat europiane, ku ka marrë pjesë në European League e Champions League. është një nga kundërshtarët që Rahoveci do të donte të evitonte.

    HK FCC Mesto Lovosice (Çeki)

    Ky është një ekip që Rahoveci e njeh më mirë, për faktin se është ekipi që ka luajtur me Besa Famgas në raundin e dytë. Ekipi pejan humbi për 10 gola në Çeki, para se të fitonte me 7 gola diferencë në Pejë dhe ishte afër që ta përmbyste rezultatin. Besa Famgas e dëshmoi se është ekip që mund të mposhtet, andaj është një nga kundërshtarët që Rahoveci do të donte ta kishte në short në këtë fazë. Nuk ka përvojë të madhe në garat europiane e as ndonjë titull kampioni në Çeki.

    AEK Athens HC (Greqi)

    Përkundër se është ekip i formuar relativisht rishtazi, 19 vjet më parë, ka përvojë në garat europiane dhe madje është fituese e EHF European Cup në sezonin 2020/21. Përvoja e gjatë në garat europiane dhe fakti se e ka fituar këtë garë, e bën një nga kundërshtarët që Rahoveci do të donte ta evitonte në këtë fazë.

    Olympiacos SFP (Greqi)

    Olympiacos është finalist i sezonit të fundit të EHF European Cup. Ky fakt i vetëm, e bën një nga kundërshtarët që ndoshta Rahoveci do të donte ta evitonte në këtë fazë. Gjithsesi, para këtij sezoni nuk ka shumë përvojë në garat europiane dhe ka kaluar më së shumti në raundin e tretë.

    Haukar (Islandë)

    Haukar është një ekip me përvojë të madhe në garat europiane. Përkundër se në edicionet e fundit nuk ka arritur të shkojë larg në EHF European Cup, është ekip që ka qenë pjesëmarrës në fazë të grupeve në Ligë të Kampionëve ku ka mposhtur madje edhe një nga ekipet më të forta në botë në hendboll, Barcelonën. Ka 11 tituj kampioni në Islandë. Përvoja e gjatë në këto gara, por edhe distanca mes Kosovës dhe Islandës e bëjnë poashtu një kundërshtar që Rahoveci do të donte ta evitonte.

    Drammen HK (Norvegji)

    Drammen është ekipi i parë që i solli një trofe europian hendbollit norvegjez, duke fituar EHF City Cup në vitin 1996. është 4 herë fitues i ligës norvegjeze në hendboll. Ka përvojë të gjatë në garat europiane dhe do të ishtë një kundërshtar jo i lehtë për t’u kaluar.

    ØIF Arendal (Norvegji)

    3 herë fituesi i Superligës së Norvegjisë ka më pak përvojë e suksese në garat europiane se Drammen HK. Ka arritur të kualifikohet në 16 ekipet më të mira në EHF European Cup dhe do të ishte ekipi më i favorshëm potencialisht për Rahovecin nga 2 ekipet norvegjeze që janë kundërshtarë të mundshëm.

    CS Minaur Baia Mare (Rumani)

    Ekipi rumun ka një përvojë të madhe në garat europiane. është pjesëmarrës në fazën e grupeve në Ligë të Kampionëve, gjysmëfinalist i sezonit të kaluar në EHF European Cup dhe finalist i edicionit 2021/22. Kjo përvojë në këto nivele e bën një kundërshtar jo të lehtë për Rahovecin.

    MRK Krka (Slloveni)

    Ekipi slloven Krka ka shumë pak përvojë në garat europiane. Pjesëmarrjen e parë në histori e ka pasur në EHF European Cup në sezonin e fundit, ku ka arritur deri në çerekfinale. Përkundër kësaj arritje, fakti që është ekip pa përvojë në këto nivele e bën një nga kundërshtarët që Rahoveci do të mund t’i eliminonte në këtë fazë.

    RK Celje Pivovarna Laško (Slloveni)

    Celje është fitues i Ligës së Kampionëve në sezonin 2003-04. 26-herë fituesi i Superligës sllovene është një nga ekipet që Rahoveci do të dontë të evitontë. Pjesëmarrës i rregullt në Ligë të Kampionëve, ku në 12 edicionet e fundit, 11 herë luajti në Ligë të Kampionëve e 1 herë në European League. Ndoshta një nga favoritët e edicionit aktual të EHF European Cup.

    RK Jeruzalem Ormoz (Slloveni)

    Një ekip me pak përvojë në garat europiane, vetëm 2 herë pjesëmarrës në këto nivele e bën një nga kundërshtarët që do të konsideroheshin të favorshëm për Rahovecin.

    Pfadi Winterthur Handball (Zvicër)

    Një ekip me përvojë të gjatë në garat europiane, 3 herë çerekfinalist i Ligës së Kampiponëve e 10 herë fitues i Superligës zvicerane. Do ishte mirë të evitohej në këtë fazë.

    MSK Povazska Bystrica (Sllovaki)

    Një ekip me përvojë shumë të madhe në garat europiane, por jo me trofe në Sllovaki. Përvoja e madhe në garat europiane e bën automatikisht favorit ndaj Rahovecit, por nuk ka arritur të shkojë larg në ndonjë edicion, andaj duke parë nivelin e disa kundërshtarëve tjerë potencialë, do të ishte një kundërshtar ndaj të cilit Rahoveci do të shpresonte për një rezultat pozitiv.

    Besiktas (Turqi)

    Besiktas është ekip shumë i suksesshëm turk. I ka 16 tituj kampioni në Turqi dhe sezonin e fundit e ka eliminuar kampionin e Kosovës, Besa Famgas me rezultat të thellë (40:28 dhe 24:43). Ka përvojë të gjatë edhe në garat europiane, andaj është padyshim një nga kundërshtarët që Rahoveci do të donte ta evitonte.

    Përfundim

    KH Rahoveci nuk ka shumë përvojë në garat europiane, por është forcuar me lojtarët më të mirë të hendbollit kosovar dhe për momentin është padyshim ekipi më i mirë në Kosovë në hendboll.

    Shumë nga lojtarët e Rahovecit kanë përvojë të gjatë në garat europiane. Përkundër se mungesa e përvojës e penalizon, me pak fat në short, ‘Vreshtarët’ mund të shkruajnë historinë e hendbollit kosovar dhe të kalojnë në fazën tjetër. Mos ta harrojmë edhe atmosferën e mrekullueshme në Mizahir Isma, që ka qenë një nga faktorët e kalimit të raundit parparak dhe përmbysjes së rezultatit ndaj kampionit belg, Bocholt.

    Se kush do të jetë kundërshtari i Rahovecit do ta kuptojmë nesër, nga ora 11:00, kur edhe tërhiqet shorti./Telegrafi

    Analizë: Shorti i garave europiane, këta janë kundërshtarët që ‘i do’ Rahoveci në raundin tjetër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Salah drejt largimit? Liverpool ka dy alternativa për të zëvendësuar egjiptianin
    2. Anglia në ‘gjumë’, Sllovakia në epërsi pas pjesës së parë
    sporti
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Sauditët kanë frikë se Salah po i përdor ata për të siguruar një kontratë më të mirë te Liverpooli

    Sauditët kanë frikë se Salah po i përdor ata për të siguruar një kontratë më të mirë te Liverpooli

    14/02/20252 Mins Read
    Rapidi ia cakton çmimin Albion Rrahmanit

    Rapidi ia cakton çmimin Albion Rrahmanit

    21/07/20241 Min Read
    Tetë ekipe në garë, kush është favoriti për ta fituar “Euro 2024”

    Tetë ekipe në garë, kush është favoriti për ta fituar “Euro 2024”

    04/07/20242 Mins Read
    Kosova në Olimpiadën e Parisit niset me nëntë sportistë

    Kosova në Olimpiadën e Parisit niset me nëntë sportistë

    03/07/20242 Mins Read
    Mbappe politikë në Euro2024, kërkon votën e të rinjve për t’iu kundërvënë “ekstremistëve”: Po trokasin në derën e pushtetit, ne jemi brezi që mund të bëjmë ndryshimin

    Mbappe politikë në Euro2024, kërkon votën e të rinjve për t’iu kundërvënë “ekstremistëve”: Po trokasin në derën e pushtetit, ne jemi brezi që mund të bëjmë ndryshimin

    17/06/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor Maqedonia

    Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

    18/03/20261 Min Read

    Sot në Kuvend në rend dite ishte edhe përzgjedhja e anëtarit të ri të Këshillit…

    Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

    Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

    18/03/2026
    Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

    Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

    18/03/2026
    Klekovski: Qytetarët do të blejnë ilaçe me çmime më të lira

    Klekovski: Qytetarët do të blejnë ilaçe me çmime më të lira

    18/03/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    28/01/2026
    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    28/01/2026
    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    28/01/2026
    Me te lexuara
    Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

    Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

    18/03/2026
    Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

    Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

    18/03/2026
    Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

    Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

    18/03/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.