Close Menu
    What's Hot
    Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë

    18/09/2025

    Ministria e Mjedisit Jetësor: Ajri në Trubarevë nuk është i ndotur dhe nuk ka rrezik për qytetarët

    18/09/2025

    Kallëzim penal ndaj 11 personave nga Kumanova, dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë

    18/09/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë

      Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë

      18/09/2025

      Ministria e Mjedisit Jetësor: Ajri në Trubarevë nuk është i ndotur dhe nuk ka rrezik për qytetarët

      18/09/2025

      Kallëzim penal ndaj 11 personave nga Kumanova, dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë

      18/09/2025
      Kallëzim penal ndaj një 32-vjeçari nga Koçani, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Sport»Presionit të FFK-së ndaj mediave i bashkohen dhjetëra klube me komunikata “Copy-Paste”
    Sport

    Presionit të FFK-së ndaj mediave i bashkohen dhjetëra klube me komunikata “Copy-Paste”

    17/09/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Presionit të FFK-së ndaj mediave i bashkohen dhjetëra klube me komunikata “Copy-Paste”
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Presionit të FFK-së ndaj mediave i bashkohen dhjetëra klube me komunikata “Copy-Paste”

    Edhe pse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dje i reagoi Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilës ia bëri me dije se një letër publike e saj përmbanë presion të hapur ndaj gazetarëve dhe mediave, presioni sot veç çka është shtuar ndaj gazetarëve mediave, analistëve sportivë dhe panelistëve të ndryshëm që marrin pjesë në emisone sportive.

    Në fakt, sot në orët e pasditës, ka nisur një fushatë e klubeve të futbollit – anëtare të FFK-së, të cilat po lëshojnë komunikata, përmes së cilave po shprehin mbështetje për FFK-në, e në anën tjetër bëjnë presion të hapur kundër emisioneve sportive të televizioneve.

    FC Ballkani ishte thuajse i pari që e lëshoi një komunikatë, kur ndër të tjera thuhej:

    “Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional”.
    Në komunikatë po ashtu shkruhej: “Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm e vetëm që ta shtyejmë përpara agjenden kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë”.

    Në deklaratë “goditet” edhe gazetari e publicisti Baton Haxhiu, i cili sot e lëshoi një letër të hapur për gjendjen e futbollit, që sipas Haxhiut, lë shumë për të dëshiruar.

    “Referuar edhe një letre të hapur të një gazetari i cili nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe kurrëfar ndikimi në këtë lëmi, synon të na mbajë ligjeratë e të na mësojë se si të veprojmë. Ne i njohim të gjithë njerëzit e fushës, ne punojmë gjithmonë vetëm me profesionistë, prandaj kemi arritur që ta rrisim nivelin nga viti në vit, jo duke dëgjuar ata që nuk janë kompetentë”.

    Kjo deklaratë pastaj është lëshuar edhe nga dhjetëra klube të futbollit kosovar. Pjesa dërmuese është e shkruar njëjtë, me aty-këtu ndonjë ndryshim të vogël. Të rralla janë klubet që kanë lëshuar komunikatë të shkruar ndryshe.

    Është më e lehtë të numërohen klubet e futbollit që deri tash nuk kanë lëshur komunikata të tilla – e që mund të lëshojnë në orët në vijim – sesa klubet që e kanë bërë një gjë të tillë.

    E kjo po ndodh kur kampionati i futbollit tashmë ka filluar qe 5-6 javë, ndërsa gara e klubeve parashihet e madhe dhe konkurruese si për titull, Kupë, kualifikim në gara evropiane, mbijetesë në ligë apo inkudrim në një rang më lartë.

    Kjo situatë erdhi pasi FFK dje kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe AGK të ndërhyjnë në emisonet sportive. Kjo kërkesë e FFK-së u konsiderua absurde nga AGK, e cila përmes një reagimi tha: “Kërkesa e FFK-së ndaj AGK-së, formë e presionit ndaj medieve dhe gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar një kërkesë nga Federata e Futbollit të Kosovës, në të cilën ajo shpreh pakënaqësi për diskutimet që bëhen në emisionet sportive për këtë institucion dhe Kombëtaren e Kosovës. Në letër, FFK-ja, akuzon, pa asnjë bazë, disa emisione sportive se po bëjnë “fushatë mediale kundër FFK-së”.”

    “AGK-ja, e konsideron këtë letër të hapur të FFK-së, si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë. Liria e shprehjes dhe liria e medies janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe është detyrë e gazetarëve dhe medieve, që ta mbajnë FFK-në përgjegjëse për vendimet dhe veprimet e saj”

    Më poshtë gjeni komunikatën e AGK-së dhe klubeve:

    Presionit të FFK-së ndaj mediave i bashkohen dhjetëra klube me komunikata “Copy-Paste” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Grand Slami në Baku, Nora Gjakova me mund të madh kalon në çerekfinale
    2. Modric nënshkruan kontratën e re me Realin, mbetet në kryeqytet edhe një sezon
    sporti
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Igli Tare konfirmon se dy yje mund të largohen nga Milani

    23/08/20251 Min Read
    Reagon babai i Etnik Brrutit pasi la Kosovën për Shqipërinë: Vendosi me zemër dhe me dashuri për kombin

    09/03/20252 Mins Read
    Simons befason anglezët me supergol

    Simons befason anglezët me supergol

    10/07/20241 Min Read
    Usyk, kampion i padiskutueshëm i botës

    Usyk, kampion i padiskutueshëm i botës

    18/05/20241 Min Read
    Tri fitore radhazi, Nora Gjakova mposht xhudisten serbe dhe kalon në gjysmëfinale

    16/02/20241 Min Read
    Top Posts
    Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë

    Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë

    18/09/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë Maqedonia

    Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë

    18/09/20251 Min Read

    Në Komunën e Tetovës sot u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Preventivë, ku u…

    Ministria e Mjedisit Jetësor: Ajri në Trubarevë nuk është i ndotur dhe nuk ka rrezik për qytetarët

    18/09/2025

    Kallëzim penal ndaj 11 personave nga Kumanova, dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë

    18/09/2025
    Kallëzim penal ndaj një 32-vjeçari nga Koçani, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

    Kallëzim penal ndaj një 32-vjeçari nga Koçani, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

    18/09/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    Me te lexuara
    Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë

    Këshilli komunal për parandalim, Kasami: Do të ndërmarrim hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë

    18/09/2025

    Ministria e Mjedisit Jetësor: Ajri në Trubarevë nuk është i ndotur dhe nuk ka rrezik për qytetarët

    18/09/2025

    Kallëzim penal ndaj 11 personave nga Kumanova, dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë

    18/09/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.