Close Menu
    What's Hot
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    28/06/2025
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s

    28/06/2025
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    VLEN: Me ndikimin e LSDM-së dhe BDI-së, Enti Shtetëror i Statistikave manipuloi duke i ndarë shqiptarët në rezidentë dhe jorezidentë

    28/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

      Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

      28/06/2025
      Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

      Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s

      28/06/2025
      Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

      VLEN: Me ndikimin e LSDM-së dhe BDI-së, Enti Shtetëror i Statistikave manipuloi duke i ndarë shqiptarët në rezidentë dhe jorezidentë

      28/06/2025
      Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

      BDI: Diskriminimi i policëve shqiptarë është dëshmia e radhës e politikave përjashtuese të kësaj qeverie

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Hulumtim – Dhuna shumë e përhapur tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut
    Maqedonia

    Hulumtim – Dhuna shumë e përhapur tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut

    07/09/202413 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Hulumtim – Dhuna shumë e përhapur tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Hulumtim – Dhuna shumë e përhapur tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut

    Dhuna është e pranishme te të rinjtë në vend. 18% e të rinjve kanë përjetuar dhe/ose qenë dëshmitarë të dhunës, ndërkohë që këto shifra janë shumë më të larta te të rinjtë në shkollat fillore dhe të mesme. Dhuna verbale është kryesisht e pranishme te të rinjtë, e ndjekur nga dhuna fizike. Vajzat e reja më së shumti përjetojnë dhunë verbale, psikologjike dhe sociale, ndërsa djemtë e rinj janë kryesisht viktima apo dëshmitarë të dhunës fizike. Vajzat e reja përjetojnë ngacmime seksuale më shpesh sesa djemtë e rinj. Këto mes tjerash janë gjetjet e hulumtimit: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut” nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

    Dhuna te të rinjtë është një nga shqetësimet kryesore, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në nivel ndërkombëtar.

    Në kontekstin kombëtar, dhuna përkufizohet në kuadrin strategjik kombëtar si: “të gjitha llojet e dhunës fizike ose mendore, lëndimit ose abuzimit, neglizhencës, abuzimit ose shfrytëzimit të një fëmije, duke përfshirë abuzimin seksual.16”

    Perceptimet e dhunës te të rinjtë

    Të rinjtë e anketuar u pyetën për nivelin e dhunës te të rinjtë. 59% e të rinjve thonë se dhuna është “plotësisht e pranishme” ose “disi e pranishme” te të rinjtë, krahasuar me vetëm 11% që besojnë se dhuna “nuk është fare e pranishme” ose “nuk është e pranishme”. Një përqindje pak më e lartë e vajzave të reja (61%) besojnë se dhuna është “plotësisht e pranishme” ose “disi e pranishme” krahasuar me 56% të djemve të rinj. Përveç kësaj, grupmosha 19 deri në 24 vjeç e konsideron dhunën si “plotësisht të pranishme” ose “disi të pranishme” (61%) në një proporcion pak më të madh krahasuar me dy grupmoshat e mbetura, të dyja me 57%.

    Prania e dhunës te të rinjtë. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

    Një përqindje më e vogël e të rinjve shqiptarë (47%) besojnë se dhuna është e pranishme te të rinjtë në krahasim me boshnjakët (82%), serbët (75%), romët (66%), maqedonasit (63%), turqit (59%) dhe vllahët (45%).

    Të rinjtë nga rajonet e Pollogut (35%), Pellagonisë (40%) dhe Jugperëndimit (41%) besojnë gjithashtu se dhuna nuk është shumë e pranishme në krahasim me të rinjtë nga pesë rajonet e tjera që variojnë nga 64% në 78%. Një përqindje më e madhe e të rinjve nga qytetet (61%) besojnë se dhuna është e pranishme sesa ata që jetojnë në zonat rurale (56%).

    “Të rinjtë në shkollat fillore dhe të mesme janë të ekspozuar ndaj dhunës nga bashkëmoshatarët. Gjatë kësaj periudhe, jemi në pubertet dhe ndryshimet në sjelljen tonë janë të ndjeshme”, u shpreh një 20 vjeçar nga Shkupi.

    Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë një rritje të lehtë të dhunës, veçanërisht dhunës së bashkëmoshatarëve dhe dhunës kibernetike. Është rritur numri i viktimave të dhunës si dhe i të rinjve si autorë të veprave kriminale.

    Në vitin 2022, numri i fëmijëve viktima të dhunës ishte 62, ndërsa në vitin 2023 ky numër është 74. Praktika e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregon se të rinjtë janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe dhunës ndaj sigurisë, veçanërisht në vende publike dhe në hapësirën digjitale. Fokusi i tyre është në aktivitetet dhe masat parandaluese me të rinjtë e shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa institucionet tjera si Agjencia për Rini dhe Sport kanë pasur aktivitete ku përfshiheshin të rinjtë mbi 19 vjeç.

    Tri arsyet kryesore që motivojnë sjelljen e dhunshme te të rinjtë janë ndjenja e padrejtësisë (40%), zhgënjimi nga statusi i tyre social (39%) dhe mungesa e mbështetjes familjare (34%). Gjithashtu vlerësohet shumë afër mungesa e mbështetjes nga institucionet (33%). Pjesë të barabarta të vajzave të reja dhe djemve të rinj konsiderojnë si arsye kryesore ndjenjën e padrejtësisë dhe zhgënjimit me statusin e tyre shoqëror. Përveç kësaj, vajzat e reja besojnë se mungesa e mbështetjes nga familja dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet janë faktorë po aq të rëndësishëm që motivojnë aktet e dhunshme.

    Të rinjtë shqiptarë (27%) zgjedhin ideologjinë radikale si arsyen e tretë më të rëndësishme për sjellje të dhunshme, ndërsa të rinjtë romë (32%) zgjedhin mungesën e mundësive për karrierë. Përgjigjet e etnive të tjera si vllahët, boshnjakët, serbët dhe turqit janë përgjithësisht të ndara ndërmjet ndjenjës së padrejtësisë dhe zhgënjimit të statusit të tyre shoqëror, ndërsa faktorëve të tjerë u kushtohet shumë më pak vëmendje. Zhgënjimi nga statusi i tyre shoqëror dominon në grupin e gjimnazistëve, ndërsa studentët e universitetit konsiderojnë se ndjesia e padrejtësisë është faktori dominues. Një përqindje dukshëm më e madhe e të rinjve në rajonin Jugperëndimor (67%) zgjedhin zhgënjimin me statusin e tyre social si faktor dominues krahasuar me rajonet e tjera që variojnë nga 12% në 48%. Ndjenja e padrejtësisë dominon në rajonin e Pellagonisë dhe në rajonin Lindor.

    Faktorët që motivojnë sjelljen e dhunshme. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”
    Faktorët që motivojnë sjelljen e dhunshme. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

    Nga intervistat me udhëheqësit kombëtarë në fushën e arsimit, është e qartë se shteti është i vetëdijshëm për dhunën në shkolla, si në ato të shkollës fillore ashtu edhe në ato të mesme. Mekanizma të ndryshëm janë ndërmarrë për të siguruar parandalimin dhe mbrojtjen e nxënësve nga dhuna.

    Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është krijuar një departament i veçantë për këshillimin e prindërve, i cili merret me rastet e dhunës. Dhuna mund të raportohet në adresën e email-it të dedikuar për këtë qëllim. Shkollat fillore janë të detyruara të zbatojnë Udhëzimin për procedurën e raportimit dhe mbrojtjes së nxënësve viktima të dhunës dhe të integrojnë aktivitetet për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në statutet dhe programet e tyre vjetore.

    Gjithashtu, Byroja për Zhvillimin e Arsimit në vitin 2022 dhe 2023 ka zhvilluar një cikël trajnimesh për mësuesit dhe personelin ndihmës në shkollat fillore për mbrojtjen nga dhuna. Konkluzioni është se buxheti për trajnime nuk është i mjaftueshëm edhe pse ka nevojë dhe vullnet për zbatimin e programeve të trajnimit.

    Eksperienca me dhunën

    18% e të rinjve të përfshirë në hulumtim kanë përjetuar ose qenë dëshmitarë të dhunës ose të dyja. Një përqindje më e madhe e të rinjve në grupmoshat 15 – 18 dhe 19 – 24 vjeç (16%) kanë qenë dëshmitarë të dhunës krahasuar me grupmoshën 25 – 29 vjeç (13%). Një përqindje dukshëm më e lartë e të rinjve nga rajoni i Pollogut (25%) kanë qenë dëshmitarë të dhunës në krahasim me të rinjtë nga rajonet e tjera (që variojnë nga 5% në 17%). Një përqindje më e madhe e të rinjve romë (32%) kanë qenë dëshmitarë të dhunës në 12 muajt e fundit krahasuar me maqedonasit (15%). Grupet e tjera etnike variojnë nga 15% deri në 18%, ndërsa vetëm 9% e të rinjve shqiptarë kanë qenë dëshmitarë të dhunës.

    Shumica e të rinjve me përvojë dhune ose kanë përjetuar ose dëshmuar dhunë verbale (80%), ndjekur nga 74% që kanë përjetuar ose qenë dëshmitarë të dhunës fizike. Llojet e tjera të dhunës, si ajo sociale, psikologjike, kibernetike dhe seksuale, raportohen në një përqindje dukshëm më të ulët. Sipas studimit “#SharedFutures – Perceptimet e të rinjve për paqen në Ballkanin Perëndimor”, të realizuar nga UNDP në vitin 2021, mesatarisht 12% në vend kanë përjetuar dhunë në formën e gjuhës së urrejtjes, online dhe offline.

    Dhuna fizike dominon në deklaratat e djemve të rinj. 80% e djemve të rinj kanë përjetuar apo dëshmuar dhunë fizike krahasuar me 66% të vajzave të reja. Gjithashtu, dhuna verbale, sociale dhe psikologjike dominon në deklaratat e vajzave të reja. 84% e vajzave të reja kanë përjetuar ose dëshmuar abuzim verbal krahasuar me 76% të djemve të rinj. Një përqindje më e madhe e vajzave të reja kanë përjetuar dhunë seksuale (4%) krahasuar me djemtë e rinj (2%). Sipas të njëjtit studim, “në shumicën e vendeve, vajzat e reja përjetuan dukshëm më shumë ngacmime seksuale sesa djemtë e rinj.”

    Të rinjtë e grupmoshës 15 – 18 vjeç përjetojnë më shpesh dhunë fizike dhe verbale, ndërsa dhuna mendore është më e pranishme në grupmoshën 25 – 29 vjeç. Të rinjtë shqiptarë (81%), romët (76%) dhe vllahët (67%) përjetojnë dhunë fizike më shpesh në krahasim me maqedonasit (69%). Të gjithë të anketuarit nga etnia serbe dhe turke kanë përjetuar dhunë fizike. Dhuna verbale është më pak e përhapur te të rinjtë shqiptarë (69%) krahasuar me maqedonasit (82%), romët (82%) dhe turqit (80%). Të gjithë të anketuarit nga etnia boshnjake dhe vllahe kanë përjetuar dhunë verbale.

    Të gjitha llojet e tjera të dhunës (dhuna psikologjike, sociale dhe kibernetike) janë më të përhapura te të rinjtë shqiptarë në krahasim me maqedonasit, romët, serbët, turqit, vllahët dhe boshnjakët. 5% e shqiptarëve dhe 6% e romëve kanë përjetuar apo dëshmuar dhunë seksuale në krahasim me 2% të maqedonasve. Grupet e tjera etnike si turqit, serbët, vllahët dhe boshnjakët nuk kanë përjetuar apo dëshmuar dhunë seksuale.

    “Informacionet që mbledhim në lidhje me dhunën vijnë nga stafi profesional. Të dhënat zakonisht mblidhen për grupmoshat 6 – 10, 11 – 14 dhe 15 – 18 vjeç. Në vitin e fundit, të dhënat tregojnë se dhuna mbizotëron në grupmoshën nga 10 deri në 14 vjeç, ku dhuna nga bashkëmoshatarët është mbizotëruese, më shpesh djemtë janë viktima të dhunës fizike, ndërsa vajzat të abuzimit psikologjik”, tha një zyrtar shtetëror nga një institucion publik.

    Përvoja dhe dëshmia e dhunës. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”Përvoja dhe dëshmia e dhunës. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

    Në rajonin Jugperëndimor, dhuna psikologjike është e përhapur në të njëjtën masë si dhuna fizike dhe ajo verbale. Ngacmimi seksual është i raportuar në rajonin e Vardarit (8%), Lindjes (5%), Pollogut (4%) dhe Shkupit (2%), ndërsa në katër rajonet e tjera nuk ka të dhëna për përvojën ose dëshmitë e dhunës seksuale nga të anketuarit.

    Sipas të dhënave të anketës, duket se dhuna në institucione dhe vende pune është më pak e përhapur se ajo në vende publike si parqe, rrugë, dhe bare, si dhe krahasuar me atë në shtëpi dhe shkollë. Përvoja e të rinjve të anketuar tregon se shumica e tyre kanë përjetuar ose janë dëshmitarë të dhunës në rrugë (70%), e ndjekur nga dhuna në shkollë (43%) dhe dhuna në parqe dhe bare, respektivisht me 42% në secilin vend. Në shumicën e vendeve të anketuara (7/12), një përqindje më e madhe e vajzave të reja se sa e djemve të rinj kanë përjetuar dhunë si viktimë ose dëshmitar. Dallimi është veçanërisht i rëndësishëm për dhunën e përjetuar ose të dëshmuar në shtëpinë e një miku/mikeshe, ku 15% e vajzave të reja raportuan dhunë (si viktimë ose dëshmitare) krahasuar me 5% të djemve të rinj.

    Në diskutimet në fokus grupet, të rinjtë raportojnë shembuj të dhunës fizike në rrugë, kur grupe të rinjsh rrihen me njëri-tjetrin në një kohë dhe vend të paracaktuar. Ata gjithashtu theksojnë se në shkolla, në vende publike dhe në evente kulturore ka prani të drogave dhe substancave të ndryshme psikoaktive që mund të ndikojnë në sjelljen e dhunshme të të rinjve. Përdorimi i llojeve të ndryshme të substancave psikoaktive në aktivitete kulturore për të rinjtë është konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme si një rrezik për sigurinë.

    Veçanërisht shqetësuese janë të dhënat për dhunën e përjetuar ose të dëshmuar në shkolla. Përkatësisht, 81% e grupmoshës nga 15 deri në 18 vjeç kanë përjetuar dhunë në shkollë, një gjë që konfirmon se dhuna është në masë të madhe prezente në shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu, 13% e kësaj grupmoshe kanë përjetuar apo dëshmuar dhunë në shtëpi, që është një proporcion dukshëm më i madh krahasuar me grupmoshat 19 – 24 dhe 25 – 29 vjeç. Në grupin e të rriturve, përvoja ose dëshmitarët e dhunës në klube dhe bare janë më të shpeshta. Të rinjtë nga komuniteti shqiptar përjetojnë ose dëshmojnë dhunë në shtëpi (32%), në shkollë (56%) dhe në spital (29%) në një përqindje dukshëm më të lartë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas dhe nga mostra e përgjithshme.

    Të rinjtë nga diskutimet në fokus grupe theksojnë se dhuna e bashkëmoshatarëve është shumë e pranishme në shkolla. Ata ndajnë shembuj të dhunës së bashkëmoshatarëve, dhunës verbale dhe diskriminimit në shkolla. Për shembull, nëse një i ri ndjek një shkollë tekstili ku regjistrohen kryesisht femra, ai me siguri do të përjetojë abuzim verbal nga bashkëmoshatarët e tij. E njëjta gjë vlen nëse një femër ndjek një shkollë ku regjistrohen kryesisht djem.

    Dhuna në vende të ndryshme. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”Dhuna në vende të ndryshme. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

    Sipas të dhënave nga hulumtimi i fundit për të drejtat e fëmijëve të realizuar nga Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” dhe Avokati i Popullit në vitin 2023 me 600 nxënës nga shkollat fillore nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, 43% e nxënësve konfirmojnë praninë e dhunës në shkolla, ndërsa 46% ishin viktima të dhunës. Gjithashtu, 40% e nxënësve besojnë se dhuna verbale është më e shpeshta, e ndjekur nga dhuna fizike dhe shqetësimet emocionale.

    Rekomandimet e hulumtimit

    • Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të inkurajojë më tej zbatimin e Udhëzimeve për procedurën e raportimit dhe mbrojtjes së nxënësve viktima të dhunës në shkollat fillore dhe duhet të gjejë mekanizma për të inkurajuar nxënësit, mësuesit dhe shërbimet mbështetëse shkollore për raportimin e dhunës.
    • Qeveria dhe Kuvendi duhet të përshpejtojnë procedurën për miratimin e Ligjit për arsimin e mesëm dhe të parashikojnë nene për mbrojtjen, parandalimin dhe raportimin e dhunës.
    • Është e nevojshme përgatitja, miratimi dhe vënia në zbatim të udhëzimeve për procedurën e raportimit dhe mbrojtjes së nxënësve viktima të dhunës në shkollat e mesme sa më shpejt të jetë e mundur.
    • Programet e trajnimit të mësuesve për parandalimin, mbrojtjen dhe raportimin e dhunës në shkolla duhet të zbatohen në vazhdimësi dhe për të gjithë mësuesit në vend. Për më tepër, programe të ngjashme mund të dizajnohen për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për arsimim sistematik formal dhe joformal. Gjithashtu, autoritetet duhet të hetojnë dhe transferojnë modele dhe praktika të suksesshme të aplikuara në vendet e huaja për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës në shkolla.
    • Ministria e Punëve të Brendshme dhe autoritetet vendore duhet të bëjnë vlerësime të sigurisë së vendeve publike si rrugë, parqe dhe bare dhe të marrin masa shtesë për të forcuar sigurinë e të rinjve, veçanërisht të vajzave të reja.
    • Trupi Koordinues Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Neglizhimi duhet t’i bëjë të dhënat për dhunën mes të rinjve në vend të sakta dhe transparente dhe lehtësisht të qasshme për të gjithë aktorët.

    Ndryshe, grupi i synuar për këtë hulumtim ishin të rinjtë në moshën 15 deri në 29 vjeç nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjithsej 1,235 të anketuar janë përfshirë në mostrën e anketës telefonike. Përveç kësaj, ekipi i hulumtuesve kreu pesë (5) intervista gjysmë të strukturuara me palët e interesuara dhe tetë (8) diskutime me fokus grupe në qytetin e Shkupit (2 fokus grupe), në Manastir, Tetovë, Sveti Nikollë, Shtip, Strumicë dhe Strugë, duke përfshirë në total 63 pjesëmarrës. Anketa është zhvilluar gjatë periudhës nga 27 shtator deri më 10 tetor 2023, ndërsa diskutimet në fokus grupet janë mbajtur nga 4 deri më 26 tetor 2023.

    Hulumtim – Dhuna shumë e përhapur tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Mitsotakis: Qeveria e re e Maqedonisë duhet të respektojë Marrëveshjen e Prespës
    2. Komuna e Tetovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vazhdojnë punimet për stadiumin
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Reagon Petrovska për kallëzimin penal ndaj saj: Nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin

    Reagon Petrovska për kallëzimin penal ndaj saj: Nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin

    07/11/20242 Mins Read
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Mexhiti: Rama në tetor takohet me Mickoskin

    23/09/20241 Min Read
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale

    03/05/20242 Mins Read
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Mickoski: Do të duhen edhe dy vjet për të ndryshuar dokumentet e udhëtimit

    03/02/20242 Mins Read
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Ndalohet një i mitur në Tetovë, kapet me marihuanë

    17/01/20241 Min Read
    Top Posts
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    28/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor Maqedonia

    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    28/06/20252 Mins Read

    Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takim i liderëve BE –…

    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s

    28/06/2025
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    VLEN: Me ndikimin e LSDM-së dhe BDI-së, Enti Shtetëror i Statistikave manipuloi duke i ndarë shqiptarët në rezidentë dhe jorezidentë

    28/06/2025
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    BDI: Diskriminimi i policëve shqiptarë është dëshmia e radhës e politikave përjashtuese të kësaj qeverie

    28/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    27/06/2025

    Sa rrezik kemi të marrim infeksione nga tualetet publike?

    27/06/2025
    Ivanka Trump poston foto nga Venecia: Duke festuar historinë e dashurisë së miqve tanë

    Ivanka Trump poston foto nga Venecia: Duke festuar historinë e dashurisë së miqve tanë

    27/06/2025
    Me te lexuara
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    28/06/2025
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s

    28/06/2025
    Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor

    VLEN: Me ndikimin e LSDM-së dhe BDI-së, Enti Shtetëror i Statistikave manipuloi duke i ndarë shqiptarët në rezidentë dhe jorezidentë

    28/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.