Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi kanë lëshuar mundësi të arta shënimi, duke mos arritur ta fusin topin në portën e zbrazur të Rumanisë.

Kombëtarja e Kosovës po luan në udhëtim te Kombëtarja e Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ky takim po zhvillohet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht.

Për djelmoshat e Franco Fodas kjo ndeshje është shumë e vlefshme pasi vetëm fitorja do t’i mbante në garë për pozitën e parë në grup.

Zhegrova dhe Muriqi lëshojnë raste të qind për qindta / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version