Skuadra e Mallorcas e ka mbyllur sezonin 2024/25 në La Liga, pas barazimit 0:0 ndaj Rayo Vallecanos.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi me skuadrën e tij e mbylli në pozitën e 10-të me 52 pikë.

Muriqi shënoi vetëm shtatë gola gjatë këtij sezoni në të gjitha garat me ekipin spanjoll. Ai poashtu bëri edhe dy asiste.

Sulmuesi “dardan” kishte munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimit, por u rikthye.

Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, por gjatë afatit kalimtar të verës mund të bëjë ndonjë ndryshim skuadre.

Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version