Qindra tifozë shqiptarë janë parë bashkë me tifozët kroatë në Hamburg para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të grupit B.

Tifozët janë duke festuar bashkë dhe në disa raste shiheshin edhe duke u përqafuar, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve në këtë Evropian, pasi i duhet një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin e grupit.

Shqipëria humbi me rezultat 2 me 1 nga Italia, teksa Kroacia u mposht 3 me 0 nga Spanja.

Tifozët shqiptarë bashkë me ata të Kroacisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version