Shqipëria do të presë nesër në mbrëmje në orën 20:45 Andorrën për të luajtur ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026-të.

“Panorama Sport” mëson se deri tani janë shitur 15 mijë bileta për të ndjekur nga afër Kombëtaren.

Edhe pse kuqezinjtë i nisën me humbje këto kualifikuese (0-2 kundër Anglisë), tifozët tanë janë shumë besnikë dhe do ta mbështesin nga tribunat e “Arena Kombëtare”.

Rikujtojmë që sot trajneri Silvinjo së bashku me një lojtar do të dalin në konferencën për mediat në orën 16:45 dhe më pas do të kryejnë një seancë stërvitore.

Tifozët kuqezinj nuk demoralizohen nga humbja në Angli, kaq bileta janë shitur për duelin me Andorrën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version