Spanja ka shkuar në pushim me epërsi 2-1 ndaj Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net.

Ekipin e tij në pushim me avantazhin 2-1 e dërgoi Yarzabal që shënoi në minutën e 45-të të ndeshjes.

 

Ishin spanjollët që kishin krijuar epërsinë 1-0 përmes Zubimendi, por portugezët kishin barazuar në 1-1 me golin e Mendes.

 

Pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë, pasi portugezët do të mundohen të barazojnë rezultatin.

 

/Reporteri.net/.

Spanja kalon sërish në epërsi ndaj Portugalisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version