Kampioni i Anglisë, Liverpuli e nisi me fitore sezoni e ri të Premierligës pasi mposhti Bournemouthin me rezultat 4-2,.

Megjithatë skuadra e Arne Slot deri dy minuta pa përfunduar ndeshja ishte duke barazuar 2-2, por më pas golat e Chiesas dhe Salah i dhanë fitoren në fund.

Trajneri holandez pas ndeshjes ka treguar se kur ishte rezultati 2-2 kërkonte të fuste në lojë Diogo Jotan, por kjo ishte e pamundur, pasi ai muajin e kaluar vdiq tragjikisht në një akisdent trafiku.

“Kur ishte 2-2, ju e dini se çfarë lojtari po kërkoja për të ardhur… Diogo Jota. Por nuk munda. Për arsye të tmerrshme.”, ka dekluar Arne Slot./Reporteri.net/.

Slot: Kur rezultati ishte 2-2 e kërkoja Diogo Jotan, por nuk munda, për arsye të tmerrshme / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version