Portugalia ka mposhtur me rezultat 2-1 Skocinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht ishin mysafirët ata që ia dolën të kalojnë në epërsi falë golit të shënuar me kokë nga Scott McTominay në minutën e shtatë për 1-0.

Portugalia fillimisht arriti që të barazojë rezultatin në 1-1 përmes Bruno Fernandes i cili realizoi pas asistimit nga Rafael Leao.

Ishte Cristiano Ronaldo ai i cili u gjend mjaft mirë në zonë për ta çuar topin në rrjetë për 2-1 dhe fitoren e kombëtares së tij.

 

Ronaldo i pandalshëm, shënon në minutat e fundit dhe i jep fitoren Portugalisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version